Ishte Kendall Jenner ajo që prezantoi trendin e çizmeve plot shkëlqim e gurë, me çizmet e saj “Yves Saint Laurent”, plot 10.000 dollarë, kur i veshi në ditëlindjen e saj, vetëm me një palë xhinse dhe kanatiere të bardhë që i shpaloste muskujt e barkut.
Ç’mund të veshësh tjetër xhanëm, kur të gjithë veshjen e bëjnë çizmet?!
Më pas, menduam që ishte Emina Cunmulaj ajo që kishte rënë në gjurmë të çizmeve e para, megjithëse më vonë doli që çizmet e Eminës ishin të firmës “Steve Madden”, me çmimin 300 dollarë.
https://www.instagram.com/p/BasAbJrF0y6/?taken-by=stevemadden
Sido të jetë, të cilësdo firmë të jenë çizmet, mjafton të jenë me shkëlqim dhe do të rrëmbehen nga VIP-at!
Çizme të tilla ia kemi parë deri tani Ronela Hajatit, në një koncert të sajin. Duket se Ronela ka të njëjtat çizme si Emina, të cilat dallojnë nga çizmet “YSL” nga taka e tyre.
Më pas, Adelina Tahiri ka zbrazur llogarinë e saj bankare, duke blerë çizmet e Kendall Jenner, që siç thamë janë 10.000 dollarë.
Së fundmi, edhe Enca Haxhia i ka bërë të sajat po këto çizme, siç shihet në foton e fundit në Instagram. Megjithatë, nga tag-u i artistes, duket se çizmet janë një imitim, dhe janë blerë në dyqanin “La moda”, për 85 paund.
Mbase edhe Adelina nuk i ka çizmet të firmës “YSL”, megjithëse artistja nuk ka thënë gjë.
A janë të bukura çizmet? Tmerrësisht shumë! Por të shpenzosh 10.000 dollarë për to duket çmenduri!
Me sa duket, këtë kanë menduar edhe shumë prej VIP-ave shqiptarë.






Trendi i dimrit 2017 është palltoja “teddy bear”








3 fitness look për 3 yje


OMG! Pemët e Krishtlindjeve janë tani kokëposhtë



