Ja çfarë na thonë rregullat profesionale të alkoolit, udhëzuesi përfundimtar nga aperitivet deri te pijet pas darkës.
Çdo pije ka rregullat e veta dhe William Hanson, një ekspert i njohur i etiketës së rregullave, na shpjegon manualin e tij personal për të shmangur gabimet.
Si shërbehet vera? Çfarë të zgjedhësh gjatë një nje darke formale? A mund të porosis birrë për drekë? Kur pihet “Porto”. Fjalën e ka William Hanson, eksperti i mirënjohur i etiketës së rregullave i Britanisë së Madhe, që shpjegon për MailOnLine të dailymail.co.uk guidën e tij mbi pijet alkoolike.
Aperitivi
“Ekziston një lloj i vetëm pijesh që pihet para darkës dhe është “sherry”(një lloj vere e bardhë). Por mos e shërbeni një sherry të ëmbël, më mirë preferoni një të thatë. Edhe vera e bardhë dhe shampanja mund të ofrohen para darkës, ndërsa vera e kuqe është e preferueshme gjatë ushqimit. Evitoni birrën si apertiv.
Aperol Spritz
“Aperol Spritz ishte në modë rreth 4 vjet më parë, por që atëherë është bërë kaq i zakonshëm që reklamohet edhe gjatë ndeshjeve të futbollit, por është më e pranueshme se një Lambrini”.
Birra
“Birra është e shkëlqyer për në pub, ose për një drekë të hapur, por shmangeni për darka formale. Dhe mos e pini kurrë birrën direkt nga shishja “Kurrë”. Ekzistojnë gotat.
Shampanja
“Nëse ju ofroni (ose zgjidhni) Champagne zgjidhni Bollinger, Dom Perignon, Krug, Pol Roger, Moët & Chandon, Veuve Clicquot dhe Taittinger. Prosecco ka fituar një popullaritet të madh, por është vetëm një sinonim, që nuk mund të lejoj t’jua ofroj Champagne” .
Cocktails
“Nëse dëshironi një koktej, zgjidhni pije me emra të thjeshtë si Martini ose Manhattan – të gjitha ato me një emër të tjerë ose me ngjyrë sintetike duhet të shmangen”.
Xhin
“Gin Tonic është përdorur për’ t’u dehur menjëherë. Provoni Gin & Dubonnet (të preferuarin e Mbretëreshës)”.
Porto
“E vetmja mënyrë për të përmbyllur një darkë është një gotë e vogël Porto. Duhet të jetë e shërbyer me një damixhanë nga e majta dhe në drejtim të akrepave të orës.
Vera
“Zgjedhja e verës është shumë personale, por në përgjithësi ju duhet të qëndroni te e kuqja dhe e bardha. Gjatë drekave formale, mënyra më e mirë për të shërbyer është me kanë, sepse nuk keni nevojë të nxirrni etiketën e shishes. Vera e kuqe duhet kulluar dy orë para se të konsumohet, ndërsa e bardha duhet të hidhet në kanë së paku 20 minuta më parë.
Kur shkoni në restorant, dhe kamarieri nuk ju ofron degustimin e verës për të parë nëse ju pëlqen, ju lutem mos u përgjigjni me fraza si “Mirë, faleminderit”. Ju duhet të kontrolloni nëse vera ka shije. “

Po, syze dielli edhe në dimër, pikërisht si yjet










Trendi i dimrit 2017 është palltoja “teddy bear”








3 fitness look për 3 yje
