Për shumë të famshme nuk ka çmim që duket shumë i lartë për të qenë të përsosura. Edhe pse për ne është e paimagjinueshme, për yjet është pjesë e jetës së përditshme.Merlin Monroe është dy herë
Lupita Noyng’o në 2015 në Oscar 1500 dollarë
Në 2015-ën Noyng’o ishte një ëndërr me fustanin e saj të gjatë Calvin Klein. Fustani i bërë me 6000 perla dhe kushton 1500 dollarë
Audrey Hepburn 1954 në Oscar; 131,300 dollarë
Në Festivalin e Akademisë 1954 në New York, Hepburn ka veshur këtë fustan nën gju të Givenchy. Ai u shit për 131,300 dollarë në vitin 2011.
Princesha Diana në Festivalin e Filmit të Kanës; 137.500 dollarë
Princesha Diana e veshi këtë fustan mëndafshi dhe shifoni nga Catherine Ëalker tri herë: gjatë një seance për një portret me fotografin Terence Donovan, në premierën e një vepre në 1989 dhe në Festivalin e Filmit në Kanë në 1997. U shit në ankand për mbi 137.000 dollarë.
Elizabeth Taylor 1970 në Oscar; 167,500 dollarë
Në vitin 1970, Taylor veshur këtë fustan shifoni në Oskar. Dhe në vitin 1999 ai u shit për 167,500 dollarë.
Cate Blanchett 2007 në Oscar; 200,000 dollarë
Në Oskarin e vitit 2007, Blanchett mbante të veshur fustanin me argjend Armani me një krah. I gjithë ky shkëlqim (me kristale Swarovski) vlen 200,000 dollarë.
Beyonce në Met Gala
Çdo perlë e vetme në këtë fustan latex i bërë posaçërisht për të në vitin 2016 kushton mes 6,000 dhe 8,000 dollarë. Çmimi i saktë nuk dihet, por që kur u mbulua me perla nga koka deri te këmbët, me siguri veshja futet në krye të dhjetëshes më të shtrenjtë.
Paris Hilton në Hollywood Beauty Awards; 270,000 dollarë
Hilton e veshi këtë fustan 270,000 dollarë të August Getty me kristalet e saj 500,000 Swarovski.
Fustani i dasmës së Amal Clooney; 380,000 dollarë
Oscar de la Renta krijoi këtë veshje shumë elegante që Amal veshi në martesën e saj në vitin 2014.
Fustani i dasmës së Kate Middleton; 400,000 dollarë
Dukesha e Kembrixhit është ende e bukur, por fustani i saj i dasmës, i veshur në vitin 2011, na ka lënë pa fjalë. Fustani i bardhë i Kate, me mëngë dantelle nga Sarah Burton, kushton 400,000 dollarë.
Audrey Hepburn në “Breakfast at Tiffany”; 923,000 dollarë
Fustani shumë i famshëm Givenchy, i veshur nga Audrey Helpburn në “Breakfast at Tiffany” u shit pak a shumë 1 milion dollarë në vitin 2006.
Marilyn Monroe në “Gëzuar Ditëlindjen, zoti President”; 1.3 milionë dollarë
Në vitin 1961, kjo veshje e Jean-Louis Berthaultit u hartua posaçërisht për performancën e Monroe në “Gëzuar Ditëlindjen, zoti President”; në ditëlindjen e 45-të të John F. Kennedy. Sipas TopTeny.com, fustani me ngjyrë të kuqërreme i shndritshëm u shit në ankand për 1.3 milionë dollarë.
Julie Andrews në “Sound of Music”; 1.56 milionë dollarë
Fustani i Andreës u shit për më shumë se 1.56 milionë dollarë
Nicole Kidman 1997 në Oscar; 2 milionë dollarë
Dizajnuar nga Christian Dior Haute Couture, ky fustane u vesh nga Kidman në ceremoninë e 69 – të Akademisë së Çmimeve Oskar në vitin 1997.
Jennifer Lawrence 2013 në Oscar; 4 milionë dollarë
Laërence ishte me të vërtetë e bukur në këtë veshje Dior në Oscar të vitit 2013. Ajo ra nga shkallët, ndërsa shkonte për të marrë çmimin e merituar për Aktoren më të Mirë në “The Positive Side”. Ajo bëri shaka me Vogue në një intervistë, “Ishte e qëllimshme? Absolutisht”.
Marilyn Monroe në “Seven Year Itch”; 5.6 milionë dollarë
Sipas Marie Claire, kjo veshje u shit në ankand në vitin 2011 për 5.6 milionë dollarë. Monroe, me këtë fustan, fiton veshjen më të shtrenjtë të famshmëve të të gjitha kohërave.


Ostrike me fruta dhe perime

Smalti i gjetheve në thonjtë tuaj

10 modele për flokë të valëzuar

9 truke stili për të përballuar të ftohtin

Sa shpesh duhet të ndryshoni çarçafët?

Nuk do të lodhemi kurrë nga xhinset e zeza


Dekor me gjethe


Max Mara sugjeron 5 dhurata festash për femrat


Pantone zbulon ngjyrat e vitit 2018

Kombinohuni me stil si Kate Middleton

12 momente në foto të kapura në çastin e duhur!

Gjithçka që duhet për Krishtlindje është blu!


Efektet shok të modës për 2017-ën

