Mania e lëngjeve të frutave dhe perimeve bio po pushton botën, duke zëvendësuar në mënyrë të menjëhershme të gjitha dietat. Bordo sjell disa nga recetat e yjeve deri tek ato që sugjerojnë chef-at e mëdhenj, të cilat do t’ju mbajnë në formë.
Aromat e yjeve
Kur chef-i Thierry Marx nisi të interesohet për lëngjet e frutave, e kuptoi se ato janë vërtet të shëndetshme. Rezultati: një menu me receta për të pirë dhe për të ngrënë 100 % vegane. Lëngu që sugjeron quhet Detox Delight. Baza e saj është lëngu i lakrës së kuqë me portokall dhe fruta pylli. Efekti, do të jetë suprizuar. Provoni edhe recetën me avokado, domate, luleshtrydhe dhe bazilik.
100 për qind franceze Pa frikë mund të quhet nektari magjik dhe shërbehet me një vazo qelqi të riciklueshme të viteve ’60. Baza e saj janë perime organike dhe agrumet, kombinuar banane me lëng kokosi dhe xhensen. Eh, është nga ato shije që mbahen mend gjatë.
Pas jogës
Pasi keni përfunduar një seancë të shëndetshme joge, keni nevojë sidomos tani në dimër, të konsumoni një lëng frutash të pasur me anti-oksidantë dhe acide yndyrore esenciale. Përbërja e saj është e thjeshtë: Domate, luleshtrydhe, shalqi dhe aloe vera.
Nju Jork, Nju Jork!
Versioni origjinal i konceptuar nga Mark Grossmann ka qenë thjesht një smoothi. Por tani vjen në një version të moderuar: zgjidhni ose recetën me banane, spinaq, kivi dhe lëng kokosi, ose provoni atë me karrotë, mollë, xhenxhefil dhe panxhar të kuq.
Një ditë organike
Konsiderohet nga nga recetat më IN të momentit, e provuar me sukses sidomos për efektet e saj kurative nga emra të njohur të shoubizit. Baza e saj është e thjeshtë, por 100 për qind organike. Dardhë, koper, spinaq dhe koriandër. Është lëngu i mirëqënies.

7 fustane të gjata të një princeshe moderne


Kush janë të veshurat më bukur të javës?



15 veshjet më të shtrenjta të të gjitha kohërave


Ostrike me fruta dhe perime

Smalti i gjetheve në thonjtë tuaj

10 modele për flokë të valëzuar

9 truke stili për të përballuar të ftohtin

Sa shpesh duhet të ndryshoni çarçafët?

Nuk do të lodhemi kurrë nga xhinset e zeza


Dekor me gjethe


Max Mara sugjeron 5 dhurata festash për femrat


Pantone zbulon ngjyrat e vitit 2018
