KreuStil Jetese

Kush konkuron stilin dhe famën e Kate Middleton?

Një ikonë e re e stilit të vërtetë vjen nga Lindja. Emri i saj është Jetsun Pema dhe në moshën 27 vjeçare, është sot mbretëresha më e re në botë. Po kush është Jetsun Pema, Mbretëresha më e re në botë e cila tashmë konkuron me Kate Middleton për stilin dhe famën. Nga Buthan në Angli, shikoni ngjashmëritë mes tyre, një lloj sharmi midis dy monarkeve më të reja dhe më të dashura të momentit.

Në moshën 21 vjeçare, Madhëria e saj Mbretëresha Jetsun Pema, siç e njohin shtetasit e saj, ka pushtuar zemrën e Jigme Khesar Namkel i dinastisë Wangchuck, mbreti i pestë i Dragoit të Butanit, një shtet i vogël aziatik i vendosur në Himalajë. Me stilin e saj, me mbi 80.3 mijë ndjekës në Instagram dhe 416.6 mijë në Facebook,  Jetsun është konkurentja e Kate Middleton, e cila është martuar me Princin William të Anglisë në vitin 2011, duke u bërë Dukesha e dashur e Cambridge.

Të dyja u takuan për herë të parë gjatë një vizite zyrtare të Familjes Mbretërore Britanike në Butan dhe afrimiteti mes tyre ishte i menjëhershëm. Përpos ndryshimeve të thella historike dhe kulturore midis dy mbretërive, ka shumë pika që i bashkojnë ato.

Por çfarë i bashkon ato? Fëmijët janë të parët, sepse si Kate Middleton dhe Jetsun Pema ka një fëmijë, Princin Jigme Namriel Wangchuck, i lindur në shkurt të 2016. Protagonist i shumë pëlqimeve në llogarinë e Instagram-it të së ëmës, Jigme është kopja Lindore për Xhorxhit, i cili ka lindur në korrik 2013.

Studimet

Para se të kthehej në shtëpi për t’u martuar me mbretin e pestë të Dragoit, Pema studioi marrëdhënie ndërkombëtare, psikologji dhe historinë e artit në Kolegjin Regent në Londër. Middleton gjithashtu studioi historinë e artit, por në Universitetin e St Andrews në Skoci, ku edhe në 2001 u njoh me Princin William.

Angazhimet sociale

Në kohën e lirë, Pema i kushtohet aktiviteteve të bamirësë dhe mbrojtjes së mjedisit. Ajo është kryetare e Shoqatës Mbretërore për Mbrojtjen e Natyrës dhe punon ngushtë me organizata të shumta bamirësie, përfshirë Kryqin e Kuq të Butanit. Kate Middleton nga ana tjetër, i dedikohet po kaq eventeve të bamirëse, si dhe është themeluese e Fondacionit Mbretëror të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, bashkë me Princin Harry dhe Princin William.

Stili

Të dyja sundimtarët janë ikona të stilit në vendet e tyre të origjinës. Pema ka dalluar për stilin e saj delikat dhe pamjen e sofistikuar, duke e bërë kimononë e mëndafshit, një veshje të preferuar, ndërsa bizhuteritë e rafinuara janë të punuara me gurë vendas. Kate, nga ana e saj, dikton me stilin e saj gjithçka që ajo vesh, madje përpiqet të zgjedhë edhe stilin e të voglit George.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF