Kur përmendim dasmën, mendja na shkon menjëherë tek bardhësia, ngjyrat e ëmbla e gati-gati përrallore. Por, ja që jo të gjitha vajzat janë favorizuese të kësaj klisheje, duke zgjedhur kështu një drejtim krejt ndryshe. A thua dhe të apasionuarat pas të zezës ta tradhëtojnë këtë ngjyrë në një event special si dasma?
Eh, edhe pse mund të habitemi, nuk janë të pakta vajzat që zgjedhin fustan të zi për ditën e madhe. Shumica tentojnë të jenë supersticiozë në këtë drejtim, duke aluduar se kjo nuancë sjell ters për çiftin dhe jetën e tyre në tërësi. Por, kur vishesh vetëm me të zeza, predikime të tilla nuk përfshihen aspak në qendrimet e tyre mbi veshjen.
Kështu, jo pak femra janë paraqitur me fustan të zi nusërie para të ftuarve në dasmën e tyre, për të dhënë një spektakël mahnitës, ndryshe nga të tjerët. Më poshtë do të gjeni 14 sugjerime mahnitëse, që do t’ju lëkundin nga ëndrra e së bardhës:
Tre maska për flokë të bukur
Cilat lëngje duhet të pini në dimër?
7 fustane të gjata të një princeshe moderne
Kush janë të veshurat më bukur të javës?
15 veshjet më të shtrenjta të të gjitha kohërave
Ostrike me fruta dhe perime
Smalti i gjetheve në thonjtë tuaj
10 modele për flokë të valëzuar
9 truke stili për të përballuar të ftohtin
Sa shpesh duhet të ndryshoni çarçafët?
Nuk do të lodhemi kurrë nga xhinset e zeza
Dekor me gjethe












