Asnjëherë mos harroni të trajtoni flokun tuaj me maska të rregullta, të cilat e bëjnë atë më të fortë dhe të shndritshëm, pas problemeve që mund t’i jenë shkaktuar nga dielli, kushtet atmosferike apo uji me klor. Ndaj Bordo ju rekomandon të zgjidhni disa nga sugjerimet tona, maska me të cilat ju ushqen flokun tuaj për një trajtim të thellë, të paktën një herë në javë, duke i kthyer bukurinë dhe ngjyrën natyrale.
Para se të zgjidhni një maskë mos harroni që ajo të ketë vajra eseciale. Një maskë e mirë është ajo që përmban avokado dhe vaj kokosi. Atë mund ta realizoni edhe në kushtet e shtëpisë. Merrni një lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle vaj koksi dhe gjysmë tul avokadoje. Masën e përftuar aplikojeni në flokët tuaj dhe lereni të veprojë për rreth 30 minuta. Rekomandohet të aplikohet 1 herë në javë.
Po kaq ushqyese janë maskat me bazë mjaltin. Mjalti është një zbutës ideal, përmban vitamina dhe minerale, që rrjedhimisht ndikojnë në zbutjen e flokëve të dëmtuar. Mjalti ndikon edhe në trajtimin dhe zbutjen e lëkurës së kokës, ndërsa, për shkak të vetive antibakteriale, parandalon edhe infektimin e lëkurës së kokës.
Ata që kanë probleme me rritjen e flokëve, sugjerohet maska me kos. Kosi është një përbërës mjaft i shëndetshëm. Maskën mund ta përgatitni në kushtet e shtëpisë. Merrni një lugë kos, një lugë uthull molle dhe një lugë mjaltë. Përzjejini të gjitha derisa të krijohet një masë kremozë. Aplikojeni në flokë deri tek rrënja e tyre. mbajeni për 30 minuta dhe më pas lajeni flokut me ujë të bollshëm.


Cilat lëngje duhet të pini në dimër?

7 fustane të gjata të një princeshe moderne


Kush janë të veshurat më bukur të javës?



15 veshjet më të shtrenjta të të gjitha kohërave


Ostrike me fruta dhe perime

Smalti i gjetheve në thonjtë tuaj

10 modele për flokë të valëzuar

9 truke stili për të përballuar të ftohtin

Sa shpesh duhet të ndryshoni çarçafët?

Nuk do të lodhemi kurrë nga xhinset e zeza


Dekor me gjethe


Max Mara sugjeron 5 dhurata festash për femrat
