KreuStil Jetese

Tom Ford VS Marc Jacobs

Ata janë dy stilistë të rinj të botës së modës, të cilët kanë tentuar fort stilin e mashkullit metroseksual, edhe pse prirjet e tyre seksuale janë të deklaruara: Tom Ford dhe Marc Jacobs janë homoseksualë. Talenti dhe mosha e tyre, thuajse në të njëjtat nivele, i ka bërë të jenë dy personazhe që garojnë me njëri-tjetrin, qoftë me krijimet, por edhe me paraqitjen. Zbuloni disa nga faktet që nuk i dinit kurrë rreth tyre.

Emri: Tom Ford

Vendlindja: Teksas, 27 gusht 1961

Mosha: 56 vjeç

Profesioni: Stilist

Statusi: I martuar, ka një fëmijë

Të ardhurat: 300 milionë USD

Mania: Produktet kozmetike, të cilat i provon vetë, pastaj i prodhon për shitje

Reklamat: Stilisti zgjodhi të ishte vetë fytyra e parfumit Noir.

Të preferuarit: Stilisti i dashur i zonjës së Parë, Michel Obama, ndërsa refuzoi të vishte Melanie Trump. Klientët e preferuar: Beyoncé, Jennifer Lopez, Gwyneth Paltrow, Anne Hathaway, Daniel Craig, Tom Hanks, Johnny Depp, Julianne Moore, Hugh Jackman.

Çmimet: Ka fituar 4 herë çmimin CFDA (Council of Fashion Designers of America)

Fillimet: Punoi fillimisht për Chloe, më pas dizenjoi për Gucci dhe Yves Saint Laurent, e më pas hapi markën me emrin e tij. Brand-i Tom Ford ka një gamë të gjerë veshjesh, aksesorësh dhe produkte kozmetike.

Puna: Suksesi i tij ka vetëm një shpjegim: Punon pa ndërprerje gjatë gjithë ditës, me përjashtim të 3 ndërprerjeve të rregullta që i duhen për të shkuar në banjë.

Jeta private: Tom Ford ishte 25 vjeç kur takoi burrin e tij, Richard Buckley dhe pranoi të martohej me të pas një udhëtimi me ashensor. Të dy janë së bashku prej 25 vjetësh.

Tapeti i kuq: Nuk ka pranuar të veshë artistët në tapetin e kuq, sepse beson se ajo që shfaqet aty, nuk ka të bëjë me modën.

Filozofia: Ai është një perfeksionist. Mendon se moda nuk është nevojë, por dëshirë. “Klientët tanë nuk kanë nevojë për rrobat tona. Ne krijojmë atë që ata dëshirojnë”.

Emri: Marc Jacobs

Vendlindja: New York, 9 prill 1963

Mosha: 54 vjeç

Profesioni: Stilist

Statusi: Beqar

Të ardhurat: 180 milionë USD

Mania: Ka gjithsej 33 tatuazhenë trup, secili prej tyre ka një histori

Reklamat: Ai zgjodhi te jetë imazhi i parfumit të tij Bang Bang në vitin 2010.Të preferuarit: Veshjet e tij kanë qenë gjithmonë të diskutuara, sidomos për frymën e tye paksa kontroverse, së cilës i janë qasur disa emrat mes të cilëve: Miley Cyrus, Sofia Copola, Adriana Lima, Sienna Miller, Cher, Lady Gaga, Anna Wintour, Naomi Campbell.

Çmimet: Ka fituar 7 herë çmimin CFDA (Council of Fashion Designers of America)

Fillimet: Ka startuar karrierën si stilist pranë markës së njohur Louis Vuitton, ndërsa në vitin 1997 vendosi të hapte linjën e vet falë mbështetjes financiare të mikut të tij Robert Duffy, kryeredaktores së Vogue Anna Wintour dhe modeles Naomi Campbell.

Puna: Ai beson se në profesionin e tij gjithçka varet nga frymëzimi, ndaj edhe ulet të punojë kur ndihet i frymëzuar. “Nëse do të krijosh, gjej çastin kur muza vjen te ty”

Jeta Private: Nuk e ka fshehur asnjëherë jetën e tij private. Ka pasur lidhje të gjatë me aktorin e pornografissë Harry Louis dhe me opinionistin e modës Lorenzo Martone.

Tapeti i Kuq: Nëse do të ishte dikush që do të dilte i pari në tapetin e kuq me veshjen e tij, ai do të quhej Marc Jacobs. Ai veshi një fustan transparent në Met Gala 2012.

Filozofia: Veshjet nuk duhet të kenë dallim, ato duhet të jenë uniseks. Kam veshur një herë një fustan prej dantelle dhe kam menduar që këtë duhet të veshin edhe burrat.