“Asnjë ushqim nuk duhet të demonizohet”, thotë Dr. Jean-Michel Lecerf, i departamentit të të ushqyerit në Institutin Paster në Lille. Këshilla më e mirë, duhet të hani pak nga gjithçka, por me masë. Por bëni kujdes nga niseshteja, një përbërës i cili gjendet tek orizi, makaronat dhe patatja. Ushqimet me bazë niseshte janë të rëndësishme në dietë, sepse sigurojnë karbohidratet të cilat ushqejnë qelizat tona. Por, a rekomandohet çdo vakt? Jo, por duhet alternuar me perime të gjelbra dhe bishtajore, si: thjerrëzat, bizelet apo fasulet e kuqe.
Jo të gjitha ushqimet niseshte janë të barabarta
Edhe pse të gjitha ofrojnë të njëjtin numër kalorish që varion nga 200 deri në 250, cilësitë e tyre ushqyese janë të ndryshme. Patatet zënë një vend të dukshëm. Edhe pse klasifikohen si niseshte e pastër për shkak të përmbajtjes të lartë të karbohidrateve, ato nuk krahasohen me drithërat. Ndryshe nga orizi dhe makararonat, patatja përmban potas, i cili lufton acidifikimin e trupit, ka shumë vitaminë dhe antioksidantë polifenoli. Por për të përfituar plotësisht cilësitë saj, duhet të zgjedhni patatet e hershme, sepse vitamina C humbet, deri 20 % pasi muajit të parë të magazinimit.
Varietetet e makaronave dhe orizit janë të pafundme, po rbaza e tyre janë fibra, magnezi, vitamina B dhe E, mjaft ushqyese dhe më shumë të përqendruara tek gruri. Edhe bërthama e orizit po ashtu ka vlera ushquese, madje më shumë se gruri.
Por zgjedhje a tre produkteve duhet bërë në bazë të një kriteri, i cili është indesksi glicemik. Harrojeni orizin e bardhë me një indeks të lartë glycemic. Ai shkakton një rritje të glukozës në gjak dhe nxit mbipeshën, zhvillon diabetin dhe shkakton çrregullime kardiovaskulare. Kujdes nga orizi i rrumbullakët, i cili edhe pse është më i shpejtë e ka indeksin glicemik të lartë nga 75 në 85 dhe basmatik 50 nga 45!
Për makaronat, pasta ‘al dente’ ka një glicemi më të ulët sesa makaronat e gatuara mirë. E njëjta gjë vlen edhe për patatet: nuk duhen zier shumë. Ndryshe ato nuk absorbohet nga zorra, por fermentohet nga bakteret dhe flora e pranishme në zorrën e trashë, kështu që sheqeri në gjak të rritet. Opsioni më i mirë: gatuajini dhe hajini pas dy orësh.

Pesë mëyra për të stiluar shallin tuaj të trashë

‘O Bag’ mbërrin në Tiranë, sot përurimi!

Çfarë fshihet në mendjen e burrave?

Cila është ngjyra e familjes mbretërore angleze?

Disa sinjale si ta kuptosh që ai ta dredh?

Të shkurtër, janë më seksi

Gjumi të dobëson apo të shëndosh?


Me pantallona të shkurtra si Taylor Swift

Me të kuqe për festa? Çfarë të vishni!

Si të hiqni manekyrin në shtëpi

Si do të jenë xhinset për vitin 2018?

Kush konkuron stilin dhe famën e Kate Middleton?

5 shampanjat më të mira, me më pak se 30 euro

5 vende që duhet të vizitoni në 2018-ën

Tom Ford VS Marc Jacobs

Jona Spahiu xing me Alketa Vejsiun

Palltot ngjyrë bezhë, 10 modele cool

Arratisja e ëmbël e Adelina Ismailit
