KreuStil Jetese

10 VIP-at që shokuan me flokët në 2017-ën

Nëse një ditë më parë na kanë mahnitur me pamjen e tyre, ditën pasardhëse, na kanë lënë me gojë hapur nga transformimi i papritur. Ja disa nga VIP-at më të çmendur!

Kjo ka ndodhur me Kate Hudson, e cila nga një bjonde që e njihnin të gjithë i shkurtoi flokët aq shumë sa askush nuk i besoi syve.

Kim Kardashian ju desh të kalonte disa orë më shumë sesa zakonisht të parukueri për të ndryshuar flokët nga brune në bjonde platin, edhe pse koha që iu desh ishte plot 13 orë.

Selena Gomez i ka surprizuar të gjithë kur u shndërrua nga një brune në bjonde, por pa humur asnjë grimë ëmbëlsi nga pamja e saj.

Lauren Conrad ndryshoi më në fund mendjen duke prerë flokët, edhe pse ishte ndër të paktat që e shohim me një stil gjithnjë unik pas shumë vitesh.

Askush nuk do ti besonte transformimit të Zoe Kravitz, e cila nga rastat u kthye në një bjonde të artë, duke mbushur faqet e para të gazetave.

Kate Holmes nga kaçurelat tejet femërore, u kthye në një ‘djalosh’ me flokë të shkurtër, të cilët i theksonin edhe më shumë tiparet e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF