KreuCelebrity

Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse zbulojnë gjininë e bebit të parë: “Mezi pres të jem baba i një vajze”

Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse zbulojnë gjininë e bebit të
Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse kanë ndarë me publikun një tjetër lajm të bukur nga jeta e tyre personale. Çifti ka zbuluar se është në pritje të një vajze, fëmija i tyre i parë.

Modelja hungareze dhe aktori, të cilët u martuan në vitin 2023 pas pesë vitesh lidhje, njoftuan në maj se do të bëhen prindër. Barbara konfirmoi shtatzëninë edhe me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur.

Gjatë një interviste në podkastin “Wildmen”, të publikuar më 14 korrik, dyshja foli për emocionet e pritjes së ëmbël, përgatitjet për prindërimin dhe sfidat që kanë shoqëruar shtatzëninë.

Ishte Dylan Sprouse ai që konfirmoi se po presin një vajzë.

“Ne e quajmë ‘principessa’. Nuk e di si mbeti ky emër, por në italisht do të thotë ‘princeshë’. Po, do të kemi një vajzë dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar. Mezi pres të bëhem baba i një vajze”, u shpreh aktori.

Çifti zbuloi gjithashtu se ende nuk ka vendosur emrin e bebes dhe po shqyrton disa alternativa.

Barbara Palvin foli hapur edhe për përvojën e saj gjatë shtatzënisë, duke pranuar se nuk ka qenë aq e lehtë sa e kishte imagjinuar. Ajo tregoi se është përballur me dhimbje shpine, probleme me gjumin, ndryshime të oreksit dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Ka momente kur ndihem fajtore që nuk po e përjetoj shtatzëninë ashtu siç e përshkruajnë shumë gra. E di që është një bekim, por nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Nëse nuk ha, më vjen të përzier dhe kam nevojë të konsumoj më shumë proteina”, tha modelja.

Palvin zbuloi gjithashtu se në qershor të vitit 2025 iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e endometriozës, përpara se ajo dhe Dylan Sprouse të nisnin përpjekjet për t’u bërë prindër.

“Donim ta kryenim operacionin përpara se të provonim për një fëmijë. Mjekët pastruan gjithçka gjatë ndërhyrjes, në mënyrë që të rriteshin shanset tona për një shtatzëni”, rrëfeu ajo.

Barbara dhe Dylan kanë treguar edhe më herët se ëndrra për t’u bërë prindër i ka shoqëruar që në moshë të re dhe tani po përgatiten të mirëpresin vajzën e tyre të parë.