KreuStil Jetese

Rregulli u thye, tashmë mund ta kombinojmë shampanjën me copa akulli!

Sado që na shijojnë kokteilet apo pijet e thera alkoolike, nuk mund ta mohojmë që shampanja ka vendin e saj në çdo rast. E shijshme, e lehtë, ideale për evente fine ose klas, shampanja në fakt ka një histori krejt tjetër kur vjen puna tek shërbimi.

Fillimisht, duhet ta dini që nuk duhet shërbyer në gota të gjera. Sa më e gjerë gota, aq më shumë kjo pije humbet bulëzat karakteristike, që i japin dhe shijen shampanjës. Kështu që, harroni gjithçka keni parë nëpër filma!

Nga ana tjetër, falë novacionit më të ri të Moët & Chandon, tashmë shampanja mund të serviret në një gotë me copa akulli. Po, e pabesueshme, por e vërtetë! Ishin të parët që thyen këtë tabu, për t’i dhënë një tjetër kuptim shijimit të kësaj pije. Përpunimi i shampanjës në këtë rast bëhet edhe më i fortë, për një eksperiencë unike.

Edhe emra të tjerë të njohur kanë eksperimentuar në këtë drejtim, ndërsa fansat e shampanjës duket se kanë gjetur parajsën. Dhe është ekzaktësisht ajo që duhet!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF