Tashmë nuk është ndonjë sekret fakti se moda na ka risjellë trendet e vitit 200, ju pëlqen apo jo. Kemi rikthimin e logove nëpër veshje, sandalet transparente etj. Por veç këtyre po rikthehen edhe xhinset me shtrat të shkurtër. E di që ndoshta nuk ju pëlqen edhe aq edhe për faktin se sapo po fillonim të mësoheshim me xhinset me shtrat të lartë.
Ne u përshtatëm e filluam të ndjeheshim mirë teksa i vishnim, uleshim si të donim, nuk na duhej ti ngrinim çdo pesë minuta, por na fshihnin pak edhe tulet e ijeve. Mirëpo nuk paska qe në e thënë.
Marka të tilla të njohura botërore si Tommy Hilfiger, Versus Versace apo Desigual kanë rikthyer jo shtratin e ulët por super të ulet. S’kemi se çfarë të bëjmë, do i veshim e do mësohemi sërish me to, tek e fundit nuk janë edhe aq keq.











Ja si duhet të jetë mëngjesi juaj sipas shkencës




Filmat e Krishtlindjeve që nuk duhen humbur



Katër ngjyrat me “in” të flokëve për vitin 2018

