Disa nga detajet e këtyre vendeve mund të ndryshojë, por ajo që ka rëndësi është që mbeten tre destinacionet më të mira për të kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Prandaj sigurohuni që të keni mundësi të mbyllni një biletë sa më shpejtë të jetë e mundur pasi gjatë mujit dhjetor, është pothuajse e pamundur të gjesh vende të lira.
Agjentët e udhëtimeve shprehen se edhe kur gjen vende të lira, ccimet e tyre janë stratosferike. Në vazhdim po ju rendisim tre vendet më të mira për mbrëmjen e ndërrimit të viteve.
Sydney
Sydney në Australu është qytet i parë në botë i cili përshëndet vitin e ri. Qyteti dhuron një spektakël të mrekulleshëm me fishekzjarre i cili realizohet në portin e qytetit me “Shtëpinë e Opers” dhe “Urën e Portit” për t’i shtuar akoma dhe më shumë dukurinë këtij spektakli. Sydney vjen edhe me një tjetër bonus. Gjatë kësaj kohe është verë dhe mund të shijonin edhe plazhet e mrekullueshme të qytetit.
Hong Kong
Pamja e gradaçelave që ofron Hong Kong është një nga më spektakolare që ndonjë qytet ofron. Madje gjatë viteve të fundit Hong Kongu është në një “konkurrencë” të drejtëpërdrejtë me New York, i cili prej vitesh është një prej qyteteve më të mëdha, i cili organizon mbrëmje spektakolare për ndërrimin e viteve.
Hong Kongu jo vetë që ofron një mbrëmje të mbushur me spektakle fishekzjarresh, por edhe mbrëmje të shumta muzikore e teatrale.
Bangkok
Bangkok qëndron në krye të listës së Azisë për jetën e natës. Kështu që padyshim është një nga vendet më të mira për të kaluar një ndërrim vitesh fantastik.
E nëse tashmë është shumë vonë për të ndryshuar destinacionin tuaj, për vitin e ardhshëm këto vende mund të jenë destinacionet tuaja të pushimeve dimërore, ku mund të shijoni edhe ndërrimin e viteve.












Ja si duhet të jetë mëngjesi juaj sipas shkencës




Filmat e Krishtlindjeve që nuk duhen humbur



Katër ngjyrat me “in” të flokëve për vitin 2018
