KreuStil Jetese

Festivali më i madh dimëror në botë hap dyer e një “bote” gjigande akulli

Një “botë” gjigande akulli, një “botë” fantastike ëndrrash… kështu dukej qyteti i famshëm i akullit në Kinë, i cili hapi dje dyert për vizitorët. Kjo “botë”, sipërfaqja e së cilës është sa 84 fusha futbolli,  u ndërtua me ndihmën e 10 mijë punonjësve, ku nën tematikën “kopshti i dëborës, bota fantastike”, josh vizitorë të shumtë.

Temperaturat në këtë qytet zbresin deri në -30 gradë celcius. Kryefjala e këtij eventi është fantazi, por nuk mungojnë edhe aktivitet e ndryshme në dëborë. Me ndihmën e dritave led të kontrolluara nga kompjuterat, krijohen dizajne magjike në akull.

Ky festival, i vlerësuar si më i madhi në botë, zhvillohet në Heilongjiang që prej 1983-shit dhe tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit. Ai zgjat deri në 28 shkurt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF