Nuk është një trend i fundit i së bukurës, por një teori që e kemi trashëguar për breza të tërë. Hëna ka një ndikim të madh në bukurinë e flokëve tanë, prandaj, përpara se të lini takim tek parukieri, hidhini njëher sytë nga qielli. Prijini flokët kur Hëna është te Afërdita dhe mos e prekni gërshërën kur është te Luani. Nëse Hëna po kalon mes Tokës dhe Diellit dhe kur është e re, atëhere seriozisht nuk duhet të mendoni për ti prerë sepse flokët në këtë periudhë janë më të brishtë dhe mund të shkatërrohen shumë lehtë.
Legjenda e Hënës dhe e flokëve
Çfarë fshihet pas legjendës së Hënës dhe flokëve? Thuhet se prerja e flokëve kur Hëna është e plotë, do ti bënte ata më të fortë e më të ndritshëm, për më tepër do ti ndihmonte të rriteshin edhe më shpejt. Hëna e plotë ka ndikim edhe në luhatjen e ujit në dete e oqeane, e në një farë mënyre ka efekt edhe te njeriu i cili në 73% të tij është i përbërë nga uji.
Kalendari Hënor
Sipas kalendarit klasik hënor, koha më e mirë për të prerë flokët korrespondon me Hënën e plot, sidomos kur sateliti ynë është te Afërdita. Prerja e flokëve në këtë periudhë do ti bënte ata më të butë, më me shkëlqim, më të fortë e më të dendur. Hëna ndihmon gjithashtu edhe në përmirësimin e ngjyrës, duke i bërë më intensive.


Shëndet të mirë? Mjafton një filxhan caji jeshil



Buzëkuqet, ja të gjitha ngjyrat IN të vitit 2018





Hotel akulli për pushime drithëruese




Vendet më të mira për tu vizituar në vitin 2018

Trendet e flokëve, 2018-ta rikthen stilet retro




