KreuStil Jetese

3 veprime që i bëjmë çdo ditë, pa e ditur për pasojat e mëdha që na sjellin

Mendoni se sa veprime bëjmë ne gjatë ditës mekanikisht: kruajta e kokës, e hundës, kërcitja e gishtave etj.

Për fat të keq, disa nga këto veprime kanë ndikime të mëdha tek ne për bukurinë, por edhe për shëndetin. Në shikim të parë, ato mund të mos duken të dëmshme, por ndikimi negativ i tyre, akumulohet ditë pas dite.

Më poshtë do t’ju sjellim tre nga veprimet mekanike që bëjmë më shpesh dhe pasojat e mëdha që ata kanë në shendetin tonë.

Të prekurit fytyrën teksa jeni ulur para kompjuterit

Ne kalojmë shumë kohë përpara kompjuterit dhe shpesh prekim fytyrën me duar, pa ndonjë qëllim konkret. Mbështetja e mjekrës në duar zhvendos gradualisht shtyllën kurrizore dhe bllokon qarkullimin e gjakut. Kjo gjë mund të shkaktojë shtrembërimin mjekrës dhe në plakjen e lëkurës. Dëmi është edhe më i madh për ata që priren të kenë një lëkurë me puçra.

Të qëndruarit këmbë kryq

Ky pozicion është shumë i shumë i dëmshëm për ata që vuajnë nga variçet ose janë të prirur të vuajnë. Ai ndikon në ndëprerjen e qarkullimit të gjakur, pasojat e të cilit mund t’i ndjeni shumë shpejt. Kjo mënyrë e të qëndruarit ndikon negativisht edhe në pjesën e poshtme të shpinës, por mund të sjellë edhe probleme në organet gjenitiale.

Krehja e flokëve pas dushit

Krehja e flokëve pas dushit është një nga veprimet më të zakonshme, por kjo është shumë e dëmshme. Floku i lagur është shumë i ndjeshëm dhe krehja e dëmton atë. Për të ruajtur bukurinë e tyre, përdorni një peshqir të butë, thjesht mbështillni flokun tuaj me të dhe lëreni të thahen natyralisht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF