Qumësht gomarice për trupin, ujë i destiluar trëndafili për fytyrën, vaj nga druri i sandalit për flokët etj. Kleopatrën e kishin zili të gjitha gratë në Egjipt për bukurinë e saj. Ajo është ende një simbol i së bukurës, ndërsa disa nga truket e saj imitohen edhe sot nga gratë. Prandaj në këtë shkrim do ju sjellim disa nga sekretet e saj.
Sekreti më i madh i bukurisë së saj ishin dashuria dhe admirimi për veten, prandaj thjesht duhet të mësoni se ti kujdeseni sa më mirë për të. Një tjetër sekret i saj ishte edhe mielli i tërshërës. Ajo e përdorte atë për të pastruar lëkurën. Mielli i tërshërës jo vetëm që bën një pastrim të thellë të saj, por edhe e hidraton dhe e ushqen. Kleopatra e përziente atë me qumësht të ngrohtë sa e zbuste pak, e më pas masazhonte lehtësisht lëkurën e saj për tre minuta.
Kleopatra dashuronte të bënte një banjo me qumësht gomarice. Një ilaç për ta mbajtur lëkurën tonë të butë e delikate. Ky është një sekret që duhet mbajtur mend, prandaj përpara se të futeni në vaskë, hidhni një litër qumësht.
Një maskë fytyre rutinore e mbretëreshës ishte në gjendje të zbardhonte, shkëlqente lëkurën, hidratonte e ta mbante atë gjithmonë të re. Nëse doni ta provoni mjafton të përzieni një lugë gjelle qumësht, një lugje gjelle argjile të bardhë, një lugë gjelle mjaltë dhe lëngun e një gjysmë limoni. Thjesht do të mahniteni nga rezultati.

Një gotë verë për zemrën


Molla, fruti i mrekullive për organizmin tonë









Shëndet të mirë? Mjafton një filxhan caji jeshil



Buzëkuqet, ja të gjitha ngjyrat IN të vitit 2018




