KreuStil Jetese

Të apasionuara pas syzeve të vogla? Këto janë modelet që do t’ju çmendin!

Edhe pse ndoshta dimri na ka larguar disi nga syzet e diellit, vera i kthen këto të fundit në domosdoshmëri. E në vitet e fundit, ky lloj aksesori ka sjellë risi në çdo kuptim të fjalës, duke na prezantuar me tendencat e reja për secilin sezon.

Ishte 2017-ta që shndërroi format e mëdha të syezeve në përmasa shumë herë më të vogla, duke rikthyer disi modën e viteve ’70 dhe ’90. Modelet si kendall Jenner, Bella dhe Gigi Hadid u panë vazhdimisht me këtë stil, e nuk mund ta mohojmë se shumica u dashuruan pas tyre. Mund të mendoni se është ende herët për të nisur blerjet për ditët e nxehta të verës, por ja që gaboheni.

Nëse një model i tillë syzesh përfshihet tek të preferuarit tuaj, atëherë bëni mirë të shtoni koleksionin tuaj të aksesorëve që tani. Më poshtë do të gjeni disa nga sugjerimet, që vështirë t’iu rezistoni!