KreuStil Jetese

Pse frutat dhe perimet janë gjithmonë në hyrjen e një supermarketi? E dini?

Me siguri e keni vënë re që, me përjashtime të rralla, kur hyjmë në një supermarket gjithmonë përballemi fillimisht me sektorin e frutave dhe perimeve. Keni pyetur ndonjëherë veten se përse ndodh kështu?

Nga kënvështrimi i klientit nuk duhet të jetë kështu, pasi shumica e frutave dhe perimeve (luleshtrydhe, pjeshë, kajsi, kivi, domate etj) janë delikate e për këtë është pak problematike vendosja e tyre në karrocë apo ashportë. Në këtë mënyrë i bie që ata të vendosen të para e rrjedhimisht të mbesin në fund të shportës, ndërsa vendosja e produkteve të tjera mbi to rrezikon ti coptojë.

Arsyeja është e diktuar nga strategjitë e marketingut, gjithnjë e më të kujdesshëm për të studiuar psikologjinë dhe sjelljen e konsumatorëve në mënyrë që të ndikojnë dhe, mbi të gjitha, të rrisin fitimet e tyre. Frutat dhe perimet vendosen në hyrje sepse ato japin ngjyrë dhe lumturi, duke krijuar një “efekt tregu” që menjëherë nxjerr në pah produkte të freskëta, të cilat i shoqërojmë me idenë e të ushqyerit të shëndetshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF