KreuFashion

8 shprehjet që nuk u thuhen kurrë fëmijëve

Kushdo që është bërë prind e di mirë, që vështirësia e rritjes të një fëmije nuk qëndron vetëm në mënyrën e ushqyerjen apo mbarëvajtjen e shëndetit, por po aq edhe tek edukimi i tij. Shpesh nis debati mes prindërve apo edhe  miqve teksa zhurma e fëmijëve vështirëson shpesh situatën, e mos të flasim për qejfmbetjet e gjyshërve, kur dikush i ngre zërin fëmijës, apo nuk i plotëson një tekë këtij të fundit.

Këtu duhet ndihma e psikologëve, të cilët jo rrallë herë na ndërgjegjësojmë që vetë ne prindërit jemi përgjejgës për formimin e karakterit të tyre. Sipas tyre, pavarësisht durimit që ka kaluar cdo kufi, disa fraza duhet mos të përdoren kurrë me fëmijët.

1.Shikoje filanin shokun tënd sa i mirë

Ky lloj krahasimi nuk nxit, ose më mirë jo vetëm nxit fëmijën për të vepruar ashtu siç duhet, por e vendos fëmijën në një konkurrencë të vazhdueshme, e cila nuk është gjithnjë e shëndetshme. Fëmija nuk mësohet t’i bëjë këto veprime për të qenë i realizuar me veten, por për të dalë “i pari” në garën e padukshme në të cilën e ka vendosur prindi, pra në të ardhmen për të tjerët.

2.Të mbajmë në rregull shtëpinë se mos vjen njeri

Bëhet fjalë për këshilla shumë të vlefshme e të dobishme, por këtë “njeriun” si nuk e pamë ndonjëherë?!

“Njeriu” është një nocion abstrakt i cili më konkretisht do të përkthehej: Ki mendjen se ç’mund të thonë të tjerët për ty. E kështu, “të tjerët” kthehen në vetë-veten dhe ndarja bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ti jeton për të tjerët, vepron për të tjerët, ke sukses që ta shohin të tjerët, krijon familje që të jesh në rregull me të tjerët.

 

3.Mos qaj, çunat nuk qajnë, vetëm gocat qajnë. Pse, gocë je ti”

Nuk besoj se ka shprehje e cila të mund të ushqejë më shumë maskilizmin e vrazhdë shqiptar sesa kjo. Një fëmijë, djalë, i vogël ose i rritur qoftë, nuk mund të përlotet, nuk mund të humbasë, nuk mund të dështojë në jetë.

4.Mos dil se vajzat e mira nuk dalin, por gatuajnë për vëllain ose babin

Te këto shprehje nuk janë për t’u kritikuar dhe aq këto këshilla apo porosi të cilat ushqejnë ndarjen stereotipike gjinore mes femrave/meshkujve, aq sa mund të vihet në dyshim togfjalëshi “vajzë e mirë”.

5.Mos ia jep këtë lodër atij fëmijës tjetërs e e thyen

Duhet t’i  mësoni fëmijës sim konceptin e “të ndarit” me të tjerët. Tregoi atij se lodrat nuk mbeten të tilla përjetë, ato prishen, oksidohen, thyhen e copëtohen për shkaqe të ndryshme , shpesh edhe natyrore dhe të kënaqë shokun që edhe ai vetë të jetë i lumtur.

6.“Ti je më i miri, më i bukuri kopshtit

Ky lloj etiketimi veçse e bën fëmijën të krijojë një imazh të shtrembëruar për vetveten dhe kur ky imazh nuk përkon me atë që të tjerët mund të kenë për të në të ardhmen, mund të gjenerojë një sërë problemesh.

7.Jepja lodrën vëllait se është më i vogël

Shoqëria shqiptare është një shoqëri tejet emocionale e pak racionale. Me thënie të kësaj natyre veçse ushqehet më tepër përdorimi i “zemrës” në vend të “mendjes”. Të voglit mund ti hapet rrugë vetëm nëse ai ka të drejtë

8.Kë do më shumë, mamin apo babin?

Kjo është pyetja më e vështirë që mund t’i bëhet një fëmije të vogël dhe njëkohësisht pyetja më absurde. Kjo pyetje ngulit te fëmija idenë e pabarazisë sipas së cilës, prindërit mund edhe të mos i duash njësoj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF