Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit përfundoi mbrëmjen e së dielës datë 30 Shtator, duke prezantuar shfaqjen e fundit garuese , “Vdekja e Dantonit”, nga trupa e Teatrit Shqiptar Shkup. Pas përfundimit të shfaqjes juria e përbërë nga Qëndrim Rijani, Luli Bitri, Jozif Papagjoni, Shkunbin Istrefi dhe kryesuar nga Ndriçim Xhepa shpall fituesit e cmimeve:
Aktori i ri më i mirë- Kristian Koroveshi në shfaqjen “Medea”, Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Aktorja e re më e mirë- Hajat Toçilla në shfaqjen “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren.
Kostumografia më e mirë- Sofi Kara në shfaqjen “Medea”, Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Skenografia më e mirë- Mentor Berisha në shfaqjen “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren.
Aktori joprotagonist më i mirë- Shkëlzen Berisha në shfaqjen “Kaligula”, Teatri Kombëtar i Kosovës.
Aktorja joprotagoniste më e mirë-Gresa Pallaska në shfaqjen “Kaligula”, Teatri Kombëtar i Kosovës.
Aktori Protagonist më i mirë- Reshat Arbana, në shfaqjen “Babai”, Teatri “Skampa”, Elbasan.
Aktorja protagoniste më e mirë- Luiza Xhuvani në shfaqjen “Medea”, Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Çmimi special i karrierës- Roza Anagnosti
Regjia më e mirë- Altin Basha për shfaqjen “Gomari Babatasit”, Teatrit “Migjeni”, Shkodër.
Shfaqja më e mirë- “Vdekja e Dantonit”, Teatri Shqiptar Shkup.
Momente nga ndarja e çmimeve



















