Në vitin 2003 regjizori Douglas Keeve fotografoi klasën e CDFA/Vogue Fashion Fund. Ai kaloi më shumë se një vit duke trajnuar kamerat e tij me trembëdhjetë stilistë energjikë që kishin nevojë për para, trajnim dhe magjinë që e të qenit pjesë e një industrie gjigande.
Për çdo regjizor kjo detyrë do të kishte qenë magjike; fëmijë të hatashëm, rroba të bukura, modele të mrekullueshme, juria festive dhe vipat e ftuar në çdo seri, por rezultati I këtij dokumentari të quajtur Seamless tregoi një histori krejt tjetër. Doo-Ri Chung, fitues i vitit 2006 humbi studion e saj kur biznesi I prindërve të saj morri zjarr. Alexandre Plokhov Of Cloak I cili doli ne treshen finale në 2004-ën e gjeti veten në errësirë me një koleksion për të mbaruar kur partneri I tij I biznesit shkoi në një tur muzikor pa paguar faturën elektrike. Jack McCollough dhe Lazaro Hernandez, fituesit e 2004-ës hasën vështirësi për të mbajtur ortakërinë në jetën profesionale po ashtu edhe në atë personale në mëyrë shumë të vështirë.
Pse do të donte dikush që të ishte një stilist në fund të fundit? Kjo duket kaq e vështirë. Sigurisht që prandaj edhe u krijua CDFA/Vogue Fashion Fund 15 vjet më parë: që komuniteti amerikan I modës të bëhet më kreativ, më I dashur, dhe më I prekshëm. Në Vogue ne kemi parë sesi 9/11 rrëzoi bizneset e një gjenerate të tërë krijuesish dhe janë përpjekur të ndihmojnë duke financuar shfaqje në grup dhe individuale nën rubrikën e njohur An American Vieë. Ne e kishim harruar mundësinë për të marrë pjesë në një reality Show ku falë talentit në dizajn do të argëtoheshim.
Ne dëshironim të shihnim të vërtetat e hidhura të industrisë sonë: të ashtuquajturit stilistët e rinj atëherë ishin në të 40-at e tyre; ky diversitet ishte jo-ekzistent dhe I padiskutueshëm; hapsira midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë jo vetëm që ishte e gabuar por humbje thelbësore e një komuniteti të bazuar në gjallëri.
15 vjet dhe 150 finalistë më vonë çmimi CDFA/Vogue Fashion Fund ka krijuar yjet e saj globalë, heronjtë local, një javë mode në Neë York që duhet parë patjetër dhe më e rëndësishmja një sens të vërtetë komuniteti mes stilistëve të të gjitha moshave dhe racave, me qëllime të ndryshme të cilët komunikojnë, bashkëpunojnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin në situata të mira e të këqija.
Të diturit se nuk janë vetëm u ka dhënë stilistëve amerikanë lirinë për të synuar lart, të jenë më të guximshëm dhe më të bukur për botën që ata veshin- me pak fjalë për të gjithë ne.
15 vjet më vonë ja ku janë të gjithë fituesit.
Burimi/Vogue