KreuStil Jetese

Pa filluar mirë ende, këngëtari i famshëm tërhiqet nga “Kënga Magjike”

Kur gara e konkurrentëve  të këtij edicioni të “Kënga Magjike” 2018 sapo ka nisur, këngëtari i njohur ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Ylli Limani, i cili nga mediat cilësohej si një ndër emrat pretendent, mësohet se ka vendosur të mos marrë më pjesë në festival, në këtë edicion të 20-të. Sic raporton “Prive” arsyeja e tërheqjes nga festivali ka të bëjë me produksionin e zgjedhur për të konkuruar.

Pas konsultimeve me stafin menaxherial, këngëtari ka vendosur të tërhiqet meqenëse pejsëmarrja mund ta penalizojë këngën e cila ka rrezik të eklipsohet, të ‘digjet’ në mesin e një gare shumë të fortë me emra të njohur të skenës.

Deri më tani nga ana e Ylli Limanit nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë lajm, ndërsa vetëm pak orë më parë ai ka deklaruar se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja muzikore.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF