KreuCelebrity

Atmosfera e festave në shtëpitë e VIP-ave shqiptar!

Ashtu siç e do tradita më datë 6 dhjetor të gjithë ne dekoruam shtëpitë me rastin e festave. Atmosfera e ditëve të dhjetorit, teksa presim Krishtlindjen dhe Vitin e Ri është më e bukura e vitit, e sigurisht ata që e shijojnë edhe më shumë këtë periudhë janë fëmijët, të cilët bashkë me prindërit nxjerrin topat me ngjyra e dritat dhe zbukurojnë pemën që do ndriçojë shtëpinë për 1 apo edhe dy muaj. Emrat e njohur të ekranit e bënë pemën në shtëpitë e tyre; ata që kanë fëmijë sigurisht që ekskluzivitetin ja kanë lënë të vegjëlve; ndërsa të tjerët janë bërë vetë fëmijë, duke gëzuar para bredhit të zbukuruar.

Lea e Kledi Kadiut e bëri pemën dhe po i jep ‘dorën’ e fundit! Brava Lea! 

Këtë vit familja e Jona Spahiut ka një pjestar të ri, ndaj Raiden e meriton këtë pemë gjigande! 

Kjo është pema e Londonit, që me siguri këtë vit po e shijon me të vërtetë duke qenë se është më i rritur. 

Pema e Renees së mami Norës dhe babi Robertit është gati dhe me siguri Renee e ka dekoruar kaq bukur! 

Ja dhe pema e Alteo çapkënit që e ka bërë bashkë me mami Fjodorën. Sa shumë drita! 

Modelja Amina dhe dhurata e madhe që i ka sjelle babagjyshi këtë vit Jetnisin bukurosh janë gati për foto pranë pemës që e kanë bërë kaq bukur

Fatma dhe Alfio duke qenë se nuk kanë fëmijë kanë më shumë kohë të merren me detajet e dhjetorit. Çifti është kujdesur që atmosfera e festave të ndihet në çdo detaj. 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF