Ai u largua nga Top Channel ku punoi për plot 11 vite për të provuar eksperienca të tjera pune, por duket se tashmë ka vendosur të kthehet nga e nisi.
Pas eksperiencave si këshilltar për mediat, drejtor informacioni, Muhamed Veliu ka njoftuar se do të rikthehet në Top Channel për të rinisur atje ku e la në prillin e 2016-ës. Gazetari, që e ndau punën mes Tiranës dhe Londrës ka dhënë lajmin përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku shprehet i gatshëm për të nisur një rrugëtim të ri sa të bukur edhe sfidues.
Mesa duket arsyeja e rikthimit të Muhamed Veliut në Top Channel është se ai e ka të pamundur të qëndrojë në zyrë dhe larg punës në terren.
Më poshtë shkrimi i Muhamed Veliut në Facebook: