Fillimisht u tha se filmi komedia “Dy gisht mjaltë” me protagonistë kryesor aktorin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren Elvana Gjata do të shfaqej në kinema në muajin dhjetor.
Por dhjetori kaloi dhe filmi s’po dukej gjëkundi e për këtë shkak, Bordo.al kontaktoi asokohe producentin Ermal Mamaqi për të ditur se çfarë po ndodhte me filmin dhe ai pranoi ekskluzivisht shtyrjen e premieres duke thënë: “Vendosëm ta shtynim për një ose dy muaj, dhe ta transmetojmë më datë 14 shkurt, meqë përkon edhe me subjektin e filmit. Përveç kësaj u menduam mirë se po ta jepnim tani do të kishte shumë shpërqendrim nga fluksi i aktiviteteve dhe filmave që janë në këtë sezon festash”.
E kur ka mbetur 5 ditë nga premiera e 14 shkurtit, filmi sërish nuk duket gjëkundi e siç është mësuar është vendosur sërish shtyrja e premierës që do të mbahej në Tiranë të enjten. Ditën e djeshme në emisionin e pasdites “Lart e poshtë” është zbuluar se filmi nuk do të shfaqet në datën e caktuar dhe mendohet se premiera do të mbahet gjatë muajve të pranverë, ndonëse ende nuk është përcaktuar një datë fikse për këtë.
Mesa duket Elvana Gjata ende nuk është ende gati për rikthimin e madh pas ngjarjes së bujshme në fillim tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku në përplasje u përfshi i fejuari i saj dhe si shkak u lakua emri i artistes.
Megjithatë duhet thënë se hapin e parë të rikthimit, këngëtarja e bëri pas kaq muajsh, pak ditë më parë në një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga mbi 1 milionë njerëz dhe ku shkruante:
“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.
Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…
Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj…”


Horoskopi i ditës, datë 9 shkurt 2019



Eli Fara 26 vite më parë? E bukur sa s’ka!






Horoskopi i ditës, datë 8 shkurt 2019








