Është një nga politikanet më të njohura shqiptare për formimin, forcën e argumentit dhe objektivitetin e treguar. Por përpos profesionalizmit, Majlinda Bregu na pëlqen edhe për dicka tjetër: elegancën dhe pamjen e kuruar.
E këtë duket arrin ta ruajë më së miri edhe pas orëve të gjata në punë. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Majlinda, tashmë drejtuese e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, shfaqet mjaft elegante si gjithmonë ndërsa lexon më kujdes një dokument.
Neve ndërkohë na shkuan direkt sytë tek këpucët, ishte e pamundur ta shmangnim!