KreuStil Jetese

Armina Mevlani: Brenda shtëpisë dhe bashkëjetesës me Shkëlzenin! Ja si është një ditë e jona

Armina Mevlani ka rrëfyer në një intervistë të fundit dhënë për revistën “Elite” për bashkëjetesën e saj me të fejuarin Shkëlzen Berisha, si është një ditë e tyre e zakonshme dhe se çfarë

Blogerja ka rrëfyer se ata janë njohur krejt rastësisht, madje ajo aq që e ka dikur se kush ishte djali ndaj të cilit kishte tërheqje që ditën kur e pa për herë të parë. E pak kohë pasi nisën romancën e tyre, çifti nisi bashkëjetesën në një shtëpi shumë të arreduar shumë thjesht ku jetojnë së bashku me 4 katër putrorët e tyre dhe se në të ardhmen kur të bëhen prindër mendojnë ose t ëndryshojnë strukturën e shtëpisë ose të lëvizin në një shtëpi të re.

Të dy të angazhuar me punët e tyre, Armina dhe Shkëlzeni i nisin ditë bashkë dhe i mbyllin po bashkë, në shpqërinë e njëri-tjetrit. “Ditët tona nisin duke ngrënë mëngjes së bashku, më pas të dy dalim për punët përkatëse  dhe takohemi në darkë për të ngrënë së bashku, për të parë një film dhë për të biseduar. Unë i adhuroj këto rutina dhe për mua janë pasuria e jetës. Fundjavave drekojmë me familjet tona dhe prindërit tanë së bashku, kryesisht të dielën mund të frekuentojmë edhe ndonjë Spa.”

Blogerja me mbi 1 milion ndjekës në Instagram e përshkruan Shkëlzenin si një bashkëjetues të thjeshtë, kjo sepse përshtaten shumë në gjërat që dëshirojnë dhe në rutinat që kanë. “Na pëlqen të ndjekim të njëjtët filma, të flemë në një orar, kemi të njëjtën shije jo vetëm në të ngrënë por edhe tek pijet. Na pëlqen të dalim më pak dhe të shijojmë darkat së bashku. Në përgjithësisht shkojmë mirë dhe e gjejmë gjuhën e përbashkët, këtë e tregojnë vitet që kemi së bashku, por sigurisht si çdo çift dhe ne kemi momente grindjeje. Do gënjeja nëse do të thoja “jo”. Kryesisht grindemi për gjëra të vogla, siç mund të jenë, vonesa për të shkuar diku apo diskutime të tilla. Asgjë me rëndësi fatmirësisht deri tani.”, ka rrëfyer 27-vjeçarja.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF