KreuStil Jetese

Ermal Meta nuk e harron Shqipërinë, vjen sërish për koncert në Tiranë

Ermal Meta nuk e harron Shqipërinë dhe shumë shpejt do të vijë sërish në Tiranë. Pas pjesmarrjes së tij në natën e dytë të festivalit të fundvitit në dhjetor të 2018-ës dhe pas një koncerti të suksesshëm në 2 qershor të vitit të shkuar, artisti shqiptar do të mbajë një tjetër koncert.

Ka qenë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka lajmëruar përmes një postimi në Instagram se Ermal Meta krahas 23 koncerteve në 19 qytete italiane, ka zgjedhur që bashkë me 4 artistë të tjetë të mbajë koncert në Pallatin e Kongreseve në 4 mars.

E sigurisht ky është një lajm shumë i bukur për gjithë adhururesit e muzikës së tij dhe për ata që e duan artin e Ermal Metës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF