Të premten e 1 shkurtit në ambientet e spitalit “Hygeia’ në Tiranë është përuruar qendra më e re e kujdesit estetik ‘Anassa’ dhe është lançuar marka e njohur e kremrave Vagheggi Albania.
Vagheggi Phytocosmetici është linja kozmetike profesionale pa paraben, pa parafin, pa sulfatë, me ingredient natyral që nga sot mund ta gjeni ekskluzivisht në ambientet e klinikës dermo-estetike dhe të kirurgjisë rikonstruktive “Anassa”.
Të ftuarit në event i ka pritur Oriela Cano, drejtoresha e PR dhe e marketingut të Spitalit Hygeia dhe e klinikës “Anassa”, e cila pas sukseseve si drejtuese së fundmi ka vendosur të jetë edhe më pranë publikut e të shfaqet në rolin e drejtueses së programit shëndetësor “Hipokrati” që transmetohet në Top Channel.
Kështu, miq dhe personazhe të njohur të jetës publike në vend janë bërë bashkë të premten në hollin e “Hygeia”-s e kanë shijuar momentet e ceremonisë si dhe janë ndalur të pozojnë edhe përpara objektivit të fotografit të “Bordo”.

Isida Mollaymeri, Rudina Dembacaj

Olta Ahmetaj, Isida Mallaymeri, Artenisa Ozaj

Ardi Asllani, Isida Mollaymeri

Isida Mollaymeri, Agnesa Vuthaj

Isida Mollaymeri, Oriela Cano, Eva Murati

Isida Mollaymeri, Marcela Lati
Parashikimi i horoskopit, datë 4 shkurt 2019
Parashikimi i horoskopit, datë 3 shkurt 2019



