Një histori dashurie e përfunduar është trajtuar puntatën e kësaj të shtune në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Në studion e programit kishte ardhur Nejlani, i cili ishte ndarë parë nga e fejuara e tij Rudina, dy javë më parë.
Dy të rinjtë ishin njohur në moshën 17-vjeçare kur punonin në të njëjtin vend pune dhe kishin zgjedhur që pak kohë më pas të fejoheshin, pa e menduar se 4 vite më vonë nuk do të ishin më bashkë. Siç rrëfeu edhe drejtuesja e emisionit Arbana Osmani Nejlani dhe Rudina ishin ndarë dy javë më parë përshkak se ai luante bizhoz e konsumonte alkol e bënte skena të vazhdueshme xhelozie, që ishin bërë të padurueshme për Rudinën.
Kjo e fundit kishte pranuar ftesën për të qenë në program, por sapo pa që në anën tjetër të murit ndodhej ish-i fejuari refuzoi ta dëgjonte duke u shprehur se tashmë është shumë vonë për ta falur dhe se ajo ishte e vendosur t’i jepte fund fejesës 4-vjeçare duke mos i dhënë shans Nejlanit të kërkoj falje përpara publikut e për t’u rikthyer bashkë.
Pavarësisht këmbënguljes së Arbana Osmanit, Rudina vendosi të largohej teksa është shprehur se tashmë Nejlani i përket të shkuarës, dhe se ai duhet të vazhdoj jetën pa të pasi ajo që pas ndarjes ndihet më e çliruar.

Parashikimi i horoskopit, datë 3 shkurt 2019


















