Prej pak kohësh shefi i kuzhinës Renato Mekolli u përfol për një kalim të mundshëm në Tv Klan e për një emision të ri gatimi që do t’i dedikohej fëmijëve.
E këto zëra që nisën të qarkullonin për ndonjë lëvizje të mundshme, pas përfundimit të edicionit të parë të shoë-t të gatimit “Hell’s Kitchen’ vendosi t’i sqaroi vet protagonisti me anë të një videoje të postuar në llogarinë personale në Instagram, duke folur kështu për të ardhmen e tij televizive. Ai ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e ekranit të Top Channel dhe se edicioni i “Hell’s Kitchen 2” do të nisë shumë shpejt e madje do të jetë më i frikshëm se ai që lamë pas.
“Nëse marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe angazhimi për 2 emisione në vit është maksimal nga të dy palët, nuk ka arsye për lëvizje drejt një televizioni tjetër, apo jo? Kjo përgjigje publikohet për shkak të “zhurmave” dhe pikëpyetjeve të ditëve të fundit nëse jam në bisedime me Tv Klan për ndonjë projekt të ri televiziv. Gjithmonë ka pasur bisedime dhe do të ketë gjithmonë, miqësore sigurisht.Por për projektet e mia televizive,vazhdoj në Top Channel”, shkruan kuzhinierii njohur i ekranit.