Tenisti i njohur Rafael Nadal është fejuar me të dashurën e tij Mery Perello, pas një lidhjeje 14 vjeçare.Sipas revistës “Hello”, dyshja po planifikon të lidhë kurorë këtë vjeshtë në Majorka pas fejesës sekrete që është mbajtur 8 muaj më parë.
Mësohet se tenisti spanjoll 32-vjeçar i ka propozuar 30-vjeçares përgjatë një udhëtimi romantik që kanë bërë në Romë në muajin Maj. Mesa duke çifti ka preferuar që lajmet e gëzuara t’i mbajë për vete e të mos i ndajnë me publikun.
Bukuroshja brune që i ka vjedhur zemrën sportistit punon në sektorin e sigurimeve dhe është diplomuar në biznes. Prej vitesh, Perello punon si drejtoreshë projekti Rafel Nadal Foundation, fondacioni bamirës që ai ka krijuar gati 10 vite më parë.
Nadal, i cili së fundmi ka fituar edhe vendin e dytë në turneun e Austalian Open 2019, nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur fëmijë duke pohuar se ai është njeri familjar dhe se shumë shpejt planifikon të bëhet baba. Ka qenë karrierë e tij dhe dedikimi ndaj sportit arsyeja se përse ai nuk ka menduar për të krijuar një familje deri më tani.




Parashikimi i horoskopit, datë 30 janar 2019







Parashikimi i horoskopit, datë 29 janar 2019






Parashikimi i horoskopit, datë 28 janar 2019


Zbulohet surpriza e Irma Libohovës për publikun
