Prej pak javësh, të dielat në mbrëmje Top Channel po ia kushton “Sekreteve të Portokallisë”, ku aktorët dhe protagonistët e show-t të humorit rrëfejnë të pathënat, prapaskenat dhe batutat që nuk shihen në ekran.
Mbrëmjen e djeshme, aktorit i spikatur Rezart Veleshnja ka rrëfyer një sekret për marrëdhënien e tij me regjisorin Altin Basha, që dikur i ishte betuar se do t’ja nxinte jetën. Imituesi i shumë personazheve të njohur si Ardit Gjebrea apo Arian Çani, Veleshnja ka treguar se dikur korridoreve të Akademisë së Arteve ai dhe Elvana Gjata e Jonida Vokshi që studionin për regji kishin një lojë aspak të pakëndshme pasi i hidhnin kovat me ujë të pisët njëri-tjetrit në kokë.
“Një ditë, Elvana me Jonidën më hedhin një kovë me ujë drejt kokës, dhe unë ul kokën e uji del nga dritarja. ‘Më pas, dëgjoj vetëm një zë duke ulëritur, a ty ta aaa…. kur dal, ç’të shikoj, syzet e Altinit kishin rënë përgjysmë, lagur komplet me atë kovën e qelbur dhe sa më pa më tha’: “Mbaje mend, ty do ta nxij më këtë që më bëre”, rrëfeu aktori.
Por si për çudit të fatit atij i dolën fjalët e një fallxhoreje që i pati thënë asokohe se ai do të bëhej artist dhe do të punonte në televizion, në telefonin e tij merrte regjisori Altin Basha, i cili po kërkonte aktorë për audicione por as që e dinte se po telefononte djalin që i bëri të pabërën në Akademi.
Pasi u paraqin në studion e audicioneve, aktori rrëfen dhe momentin e parë të takimit me Bashën.
“Kur hyra atë ditë për audicion ai ishte në mbledhje me gjithë trupën, hapa derën dhe sa më pa më tha: Çfarë kërkon ti këtu more? Jashtë urgjent! Profesor, jam Rezi i thashë. Ai s’ma kishte ditur as emrin”, tregoi Rezart Veleshnja për përplasjen që tashmë i përket të shkuarës pasi dyshja prej disa vitesh punojnë suksesshëm bashkë.


Parashikimi i horoskopit, datë 28 janar 2019


Zbulohet surpriza e Irma Libohovës për publikun



Artisti shqiptar bëhet baba/ Vjen në jetë Olivia





Parashikimi i horoskopit për sot, 26 janar 2019






25 VITE ITALOPTIK- Jubileu i argjendtë

