Këngëtarja shqiptare Flaka Krelani ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj private.
Ajo ka rrëfyer në emision se është ende beqare dhe se nuk e ka gjetur ende dikë që t’i rrëmbejë zemrën, apo thënë ndryshe princin e kaltër.
“Është nisur princi me kalë, por mbërriti vetëm kali”, tha artistja duke cituar kështu një fjalë të urtë që përdoret në Kosovë për këto raste.
Megjithatë edhe kur ta gjejë princin e kaltër, mos prisni ta merrni vesh sepse Flaka është nga ato këngëtare që jetën private e mban shuuume private dhe deri më tani asgjë nuk dihet për çështjet e saj të zemrës.




Stil Jetese
25 VITE ITALOPTIK- Jubileu i argjendtë


Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit për datën 25 janar 2019










Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit për sot, 24 janar 2019



