Deputetja e njohur socialiste Mimi Kodheli ka qenë e ftuar në puntatën e kësaj të mërkure në “Soiree” në Top Channel, që kishte si temë ‘natën e bjondeve’.
Politikania shqiptare, një ndër femrat më elegante shqiptare, ka folur për veten dhe ka zbuluar diçka ‘sekrete’ për bashkëshortin e saj. Duke folur për komplekset që hasin bjondet, Kodheli zbuloi se ndonëse ajo vet është bjonde, kjo nuk ka qenë në preferencat e bashkëshortit të saj arkitekt.
“Të gjithë popujt kanë një shprehje, kurrë mos thuaj kurrë. Mesa kam kuptuar vonë, bashkëshorti im ka preferuar një brune me dimensione mesdhetare, jo shumë të gjatë, me forma… i ra nje bionde, jo mesdhetare”, tha Mimi Kodheli.
Edhe në intervistat e mëparshme, ish-ministrja shqiptare është shprehur se në rininë e tij, Lekë Kodheli-bashkëshorti ishte një ndër meshkujt më të bukur të rrugës së Durrësit dhe se ndonëse punonin në të njëjtin institucion, nuk kishin rënë në sytë e njëri-tjetrit.
Sot Lekë dhe Mimi Kodheli kanë 31 vjet të martuar dhe janë prindër të një djali të quajtur Mikel.
Bashkeshorti dhe djali i politikanes Mimi Kodheli



Parashikimi i horoskopit për sot, 24 janar 2019






Parashikimi i horoskopit për sot, 23 janar 2019

APLIKACIONE SPECIALE PËR FËMIJË SPECIALË


Sfilata/ Christian Dior Couture- Pranverë 2019




3 gjërat që e acarojnë më shumë Lori Hoxhën



Parashikimi i horoskopit për sot, 22 janar 2019
