Nga drejtimi në drejtim. Për artisten Monika Lubonja, sfidat vijonë. Sipas burimeve të sigurta të Bordo.al Monika Lubonja është zgjedhur në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së Marketingut në televizionin më të njohur informativ në vend, News 24.
Pas suksesit si Drejtoresha e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve dhe Teatrit të Kukullave, aktorja e njohur do të drejtoi një ndër departamentet më të rëndësishme në televizion, detyrë e cila i është besuar nga drejtuesit e Neës 24 prej pak ditësh.
E kjo zgjedhje duket se nuk është e rastësishme për Monika Lubonjën! Përpos aftësive menaxheriale në krye të Qëndrës Kulturore të Fëmijëve dhe Teatrit të Kukullave, të cilave iu dha një tjetër imazh e frymë, Monika Lubonja njihet për aftësitë e saj në marketing kjo falë edhe eksperiencave të mëparshme në këtë fushë. Siç mëson Bordo, ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, aktorja e njohur menjëherë pas pranimit të ofertës ka përveshur mëngët në punën e saj të re.




Parashikimi i horoskopit për sot, 24 janar 2019






Parashikimi i horoskopit për sot, 23 janar 2019

APLIKACIONE SPECIALE PËR FËMIJË SPECIALË


Sfilata/ Christian Dior Couture- Pranverë 2019




3 gjërat që e acarojnë më shumë Lori Hoxhën


