KreuStil Jetese

Këngëtarja shqiptare pas të atit, humb edhe të ëmën: “Ma ke tha shpirtin o e mira nënë…”

Këngëtarja shqiptare Egzona Ademi ka humbur ditën e djeshme edhe nënën e saj në moshën 67-vjeçare. Me një mesazh prekës në llogarinë e saj në Instagram, artistja njoftoi ndarjen parakohe nga jeta dhe boshllëkun që i la largimi i  njeriut të saj më të shtrenjtë.

“Shpirt i shpirtit tem …. e shtrenjta ime … me ke tha shpirtin nane e mira nane … o zog …. o lule …. o shoqja ime e ngushte … o beba ime …. o melaqe …. o faqet e mija …. o prehri im … o shtepia ime … lamtumire oj zemer …. po m’del zemra nga krahrori o nanuki jem …. pseee bre zemer … pseeeee …. te perulem perfundimisht … ma bej hallall o ZANI I ZEMRES tem …..”, ka shkruar Egzona nën foton e nënës së saj.

E ëma e ndjerë e këngëtares në fakt nuk është emër i panjohur për publikun. Ajo është aktorja e njohur Fatime Llugiqi- Ademi dhe mbahet mend për rolet e saj të spikatura në disa filma apo në teatër.

Kjo humbje është edhe më e rëndë për artisten, pasi 4 vite më parë ajo ka humbur edhe babain e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF