KreuStil Jetese

25 VITE ITALOPTIK- Jubileu i argjendtë

Sot Orgesa Beqari është 31 vjeçe dhe ka hyrë për herë të parë në derën e klinikës së Italoptik kur ishte vetëm 5 vjeçe. Aty gjithçka ka ndryshuar nga viti 1994, kur u hap e para klinikë private okulistike në Shqipëri, në pikën historike e cila vazhdon të jetë ende sot, më e avancuar në teknologji dhe risi sesa 25 vite më parë.

Një vit më pas, në vitin 1995 nisi bashkëpunimi i parë i Italoptik me firmën e syzeve “Demenego” për të cilën Italoptik ka ekskluzivitet për Shqipërinë dhe marka të tjera si: Enrico Coveri, Rafting, Air Force, Ciao Ciao, Nazareno Corsini, Opera Chic dhe Superbike.

Në 1996 u firmos bashkëpunimi i parë i Italoptik me firmën prestigjioze të lenteve “De Sanctis” me një eksperiencë 80 vjeçare në fushën e optikës, lider në fushën e optikës në Itali, duke ndihmuar klinikën e parë private shqiptare edhe në përmirësimin e vazhdueshëm teknik.

Kur Italoptik mbushi 3 vjeç në vitin 1997, u hap filiali në Fier, ku vazhdon prej vitesh me sukses, duke mbuluar tregun jugperëndimor por edhe më gjerë. Në 1998 u bë trajnimi teknik i stafit të laboratorit dhe mjekëve në Itali, duke mundësuar për herë të parë vizita okulistike të kompjuterizuara, që ishte një hap gjigand për kohën.

Montimi për herë të parë i syzeve bifokale minerale foto-kromatike (syze me dy pamje për afër dhe larg, ku pjesa për afër është në formë gjysmëhëne) si dhe i lenteve me hollim Titan për klientët me numër të madh u realizua në vitin 1999.

Një vit më pas në 2000 për herë të parë u bë integrimi i lenteve të kontaktit, (në atë kohë ishin vetëm vjeçare) për klientët me miopi të lartë (kanë numër të madh dhe nuk donin ti dukej trashësia e xhamave). Po këtë vit nisi bashkëpunimi me firma të ndryshme në panairin e optikës në Milano (MIDO) dhe që prej këtij viti Italoptik është e pranishme çdo vit për të sjellë risitë e fushës edhe në Shqipëri.

Viti 2001 solli montimin e lenteve progresive minerale, syze me dy pamje por e njëtrajtshme (është më e këndshme në aparencë sesa syzja bifokale, nuk duket ndarja në formën e gjysmëhënës).

Ndërsa në 2002 u bë vendosja e aparaturave të kompjuterizuara për montimin e lenteve, duke e kthyer Italoptik në një pioneer në fushën e optikës.

Bashkëpunimi me firmën prestigjioze Luxxotica, erdhi në vitin 2003 dhe bashkë me këtë kontratë, në Italoptik u integruan syze optike dhe dielli të firmave të njohura si: Rayban, Versace, Dolce & Gabbana, Vogue, Persol, Burberry, etj

Pikërisht në 10 vjetorin e parë, Italoptik krijoi për herë të parë në Shqipëri syzet e diellit me numër, moment kur edhe u finalizua mbrojtja e logos pranë Drejtorise së Patentave dhe Markave, si optika e parë në Shqipëri me emrin italoptik. Po këtë vit, Italoptik ishte për herë të parë e panairit të optikës në Paris (SILMO), dhe që prej ketij viti Italoptik ka qenë e pranishme aty çdo vit për t’ju sjellë klientëve koleksionet më të reja të firmave të ndryshme, si; Marcolin, Safilo, Derigo, etj

U konsideruar një arritje për vitin 2005 montimi për herë të parë i syzeve të notit dhe të sporteve të tjera më numër, ndërsa në vitin u shënua një tjetër arritje, u bë i mundur integrimi për herë të pari i lenteve organike, të thjeshta dhe me hollim dhe me anti-refleks të cilat janë më të lehta, nuk thyhen, si dhe kanë një mbrojtje ndaj rrezeve UVA dhe UVB, pa harruar që janë më praktike për të gjithe klientët.

Risitë nuk munguan as në 2007 kur u bë integrimi i lenteve të kontaktit cilindrike vjetore dhe të lenteve të kontaktit mujore, ndërsa në 2008 u realizua krijimi për herë të parë i lenteve organike të kuqe vetëm për klientët albino.

Integrimi i syzeve të diellit pasqyrë, të cilat mund të përdoreshin në çdo kohë dhe në çdo vend, jo vetëm për ski ishin arritja më e madhe e 2009-ës, ndërsa në 2010 për herë të parë përmes aparaturave kompjuterike Italoptik realizon matjen e syzes progressive.

Zgjerimi i radhës i pikave ndodhi në 2011, kur Italoptik hapi dyqanin në TEG, ndërsa po sivjet Italoptik u shpall nga Dhoma e Tregtisë Shqiptare si “Subjekti më i mirë në fushën e optikës në Shqipëri”.

Vitit 2012 nisi me një bashkëpunim të furtshëm me linjat: Etnik, Polar Glare dhe për herë të parë në Shqipëri me markën e luksit Celine, si dhe u krijuan syzet e para me numër me efekt pasqyrë me një gamë të larmishme ngjyrash.

Italoptik ishte e para e cila në 2013 bashkëpunoi personazhet VIP në rrjetet sociale, si; Jonida Maliqi, e cila është edhe imazh i Italoptik, Rovena Dilo, Armina Mevlani, Familjen Mbretërore Princ Leka dhe princesha Elia Zaharia, Eneda Tarifa, Fiori Dardha, Sidrit Bejleri, Holta Dulaku, fashionista e vogël Laerta, dhe shumë të tjerë, duke u kthyer në një shembull për mijëra ndjekës.

20 vjetori i Italoptik u kremtua me bashkëpunimin ekskluziv me firmat prestiogjoze angleze Victoria Beckham, Dita Von Teese, Cutler and Gross dhe Oliver Goldsmith si dhe u rikthyen në treg syzet e diellit vintage (skelete që i  përkasin periudhës të 25-30 vite më parë, ku lentet u krijuan nga Italoptik.

Italoptik zgjedhoi në vitin 2015 bashkëpunimin me markën prestigjoze amerikane të luksit Dita të prodhuar në Japoni si dhe u arriti krijimi i syzeve të personalizuara me rreze lazer, po këtë vit nisi që në botimin e parë edhe bashkëpunimi me revistën Bordo.

Firmat australiane Lespecs, House of Holland, Preen by Thorton Bregazzi dhe marka e luksit nga Zelanda e Re, Karen Ëalker erdhën për herë të parë në Shqipëri në 2016 përmes një event prezatimi të organizuar nga Italoptik dhe revista Class. Një vit më pas firmat portugeze Ana Hickmann, T Charge dhe Bulget sollën eksluzivitetet e tyre pranë Italoptik, ndërsa arritja e 2018 ishte integrimi për herë të pare i lentes progresive “Futura” ku secila lente është e personalizuar për kanalin viziv të çdo klienti, po ashtu u firmos edhe bashkepunimi me markën angleze Christian Roth, për tu mbyllur me një tjetër arritje, certifikimin e Italoptik nga Rayban (rayban.com) si shitës i autorizuar për Shqipërinë.

Kanë qenë vërtet 25 vite arritjesh, por asgjë nuk e ndal Italoptik në firmosjen e kontratave të reja në ardhmen si dhe sjelljen e teknikave më të reja për klientët besikë, por edhe ata që ende nuk e kanë zbuluar gamën e shërbimeve të klinikës së parë okulistike në Shqipëri.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF