KreuStil Jetese

Modelja e famshme na tregon kombinimin perfekt për një fustan të shkurtër të fryrë!!!

 

Majat e famës I preku në 2008-tës si modele e Victoria`s Secret, dhe Doutzen Kroes sot, bën lajm kudo që shkon. Së fundi, ajo ishte në shown e  Town & Country Jewellery Awards në Nju Jork dhe për këtë event, kishte zgjedhur një veshje shik në ngjyrë të zezë. 34 vjecarja ishte rrëzëllitëse në thjeshtësinë e saj, dhe kombinimin me shumë shije të fustanit të zi të shkurtër bust, i cili në pjesen poshtë barkut vinte i fryrë.

Modelja e kishte veshur me sandale dhe geta të zeza të holla, e dukej mjaft bukur!  

Bizhutë ishin dhe ato mjaft fine, vëthë të varur por që nuk binin shumë në sy, dhe një byzylyk delikat! Asgjë e ekzagjeruar për një pamje sa më të freskët dhe natyrale!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF