KreuStil Jetese

Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel, i merr emisionin Kelvi Kadillit!

Eneda Tarifa do të rikthehet në ekranin e Top Channel dhe jo si këngëtare. E ftuar në emisionin më të ri të këtij televizioni, “Voilà” që ka transmetuar puntatën e parë livestream në kanalin e Top Channel në Youtube, këngëtarja ka zbuluar projektin e ri që do ta rikthej si prezantuese.

Kështu Eneda ka rrëfyer se ajo do të zërë vendin e prezantuesit Kelvi Kadillit në sezonin e dytë të programit “Top Talent”, program që u moderuar nga Kadilli vitin e shkuar pasi u rekrutua nga InTv.

Nuk dihet nëse ky zëvendësim është bërë për shkak se Kelvit, që aktualisht bashkëprezanton emisionin “Pop Culture”, do t’i besohet ndonjë projekt tjetër në ekranin e Top Channel, apo nëse shkak për largimin nga programi i talenteve është bërë pakënaqësia në këtë detyrë nga ana e drejtuesve të televizionit.

Top Channel nga ana e tij nga konfirmuar se ndryshimet që do të ndodhin në sezonin e dytë të “Top Talent” nuk do të prekin vetëm prezantimin por edhe jurinë e fazat e pjesmarrjes.

Ndërkaq, duhet thënë se kjo nuk është një eksperiencë e re për këngëtaren Eneda Tarifa, e cila ka bashkëprezantuar për shumë vite programin e njohur të humorit “Portokalli”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF