
DASHI
Sot, do të jetë një ditë e shkëlqyer për ju. Ju mund të mbështeteni tek ata persona që ju kanë përzemër. Joshja do të jetë arma juaj më e fortë sot. Kujdes, mos shkoni shumë larg!
DEMI
Ju mund të keni probleme me komunikimin, sot. Në mbrëmje, do të harroni të gjitha përgjegjësitë tuaj, dhe do ta keni mendjen diku tjetër, në një botë tjetër imagjinare.
BINJAKËT
Ju do të jeni sot, rrezatues dhe plotë lumturi. Ky është një ndryshim i rëndësishëm, pas disa ditëve shumë të ngarkuara. Lumturia juaj sot, mund ti dedikohet dhe një njohje të re, që ju ka bërë t’ju rrahë zemra fort.
GAFORRJA
Qëllimi juaj i ditës së sotme, do të jetë, kënaqësia që do ti jepni partnerit tuaj. Sot, është ditë e shkëlqyer për dashuri dhe për momente të paharrueshme në çift.
LUANI
Sot, do të përballeni me disa vështirësi të vogla, por që do të kalojnë shpejt, pjesa tjetër e ditës, do të jetë e qetë, pa tension. Në aspektin afektiv, disa momente të bukura dashurie mund të lindin me shikim të parë.
VIRGJËRESHA
Ju do të keni shumë besim tek vetja juaj sot. Do të jeni shumë të qartë në idetë tuaja, për realizimin e projekteve të rëndësishme në të ardhmen.
PESHORJA
Ky është një moment për të filluar jetën tuaj, ashtu siç doni të jetë në të vërtet, pa u frikësuar, nga ndonjë paragjykim i momentit. Mos imagjinoni shumë princin e kaltër, se të tillë mund të jetë shumë dhe në realitet!
AKREPI
Ju mund të jeni pak i paqartë në lidhje me anën tuaj profesionale, nuk do të keni atë motivim që keni pasur prej kohësh. Kjo mund të jetë, për faktin se ju mund të jeni të përfshirë në projekte që kanë një prirje me universale.
SHIGJETARI
Ju do të keni përshtypjen sot, se diçka po ju mbahet e fshehtë, nga një miku juaj. Këto janë thjesht mendime tuaja të pabaza, asnjë gjë nuk është ashtu siç imagjinoni.
BRICJAPI
Duhet të keni shumë kujdes me gjendjen ekonomike sot, pasi mund të bëni shpenzime të kota që do t’ju rëndojnë shumë më pas. Ju duhet të mendoni për shpenzimin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
UJORI
Sot, nuk është ditë e mirë për të nënshkruar kontrata apo për të bërë blerje të rëndësishme. Mbajini paratë në një vend të sigurt, për të shpëtuar rezervat tuaja. ju këshillohet të mos bëni asnjë negocim!
PESHQIT
A jeni të sigurt se ju nuk mund të modifikoni situatën tuaj të tanishme? A keni frikë se mos ju kthehen momente nga e kaluara? Nëse është kështu, ju duhet të jeni më të përgjegjshëm në veprimet tuaja pa u ndikuar nga të tjerët, duke treguar fortësi dhe maturi!






25 VITE ITALOPTIK- Jubileu i argjendtë


Parashikimi i horoskopit për datën 25 janar 2019










Parashikimi i horoskopit për sot, 24 janar 2019

