Fobia ndaj udhëtimit me avion nuk është e panjohur! Aviophobia ose aerophobia është frika që kanë njërëzit nga udhëtimi me avion dhe një frikë të tillë e kanë edhe shumë personazhe të njohur publikë.
Më e fundit që ka zbuluar publikisht se vuan nga kjo fobi është politikania e njohur Mesila Dode. Teksa komenton në statusin e një mikeshe në rrjetin social “Facebook”, Dode ka rrëfyer mes rreshtave këtë ‘sekret’ të sajin: ankthin nga fluturimi.
“Unë ndjenja 6 vjet pa hipur në avion pas një eksperience të tillë (duke iu referuar një ndodhie të pakëndshme)”, shkruan Doda në komentin e saj.
Megjithatë deputetja e PDIU-së tashmë e ka lënë pas këtë frikë të sajën pasi ka mundur ta tejkaloi fobinë me veten e saj. “E mblodha mendjen, po e pate kismet do e kesh si në ajër dhe në tokë…madje në tokë ka më shumë gjasa“, shkruan ajo si për ngushëlluar miken e saj që po kalon të njëjtën situatë si ajo.




Parashikimi i horoskopit për sot, 26 janar 2019






25 VITE ITALOPTIK- Jubileu i argjendtë


Parashikimi i horoskopit për datën 25 janar 2019







