KreuStil Jetese

FOTOT/ Brenda festës gjigande të 1-vjetorit të vajzës së Zaiminës

Vajza e Zaimina Vasjarit-Khloe festoi dje ditëlindjen e parë dhe nëna e re ishte kujdesur që çdo gjë të ishte e kuruar në detajë dhe të mbetej një kujtim i vyer për vogëlushen.

Në një nga resortet e bregdetit të Durrësit, familja e Zaiminës, miqtë dhe vogëlushët e shoqërisë së saj dhe bashkëshortit Klodi, u mblodhën në një atmosferë të gëzueshme dhe ambient arreduar tërësisht rozë, për të celebruar kështu 1-vjetorin e Khloe.

Nënë e bijë ishin veshur me fustane rozë me temina gri e tyl në pjesën e fundit, ndërsa ëmbëlsira e vogël mbante në kokë një tupan, aksesorë ky që nuk kishte se si që mami Zai të mos e kishte menduar për vogëlushen e saj.

Festa e ditëlindjes ka nisur rreth orës 18:00 të pasdites së të martës për të zgjatur deri në mbrëmje vonë. E ata që e kanë shijuar edhe më shumë atmosferën e ditëlindjes ishin miqtë e vegjël që janë argëtuar pa masë me animatorët e pranishëm.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF