KreuStil Jetese

Xing vendndodhjesh! Lori me Arminën; Manjola me Klaudian; Jonida me Ersin

Jemi mësuar të shohim shpesh ‘xing’ me vajzash të njohura në veshje apo stil por ama nuk na kanë shpëtuar nga sytë edhe xing-ët e lokacioneve mes emrave të njohur. Disa prej tyre kanë frekuentuar të njëjtat vende jashtë Shqipërisë, në periudha të ndryshme kohore e ndonëse nuk janë takuar bashkë, duket sikur e kanë ‘lënë me fjalë’ të shkrepin foto në të njëjtin vend e këndë.

Lori Hoxha dhe Armina Mevlani: Një ndalesë te ‘Dior’ në St.Tropez

Teksa kanë shijuar disa ditë pushimesh në St. Tropez dy blogeret e njohura shqiptare nuk mund të mos ndalonin në derën e Dior des Lices, një ndër restorantet luksoze të zonës, atraksion shumë i preferuar edhe për blogeret.

Manjola Nallbani dhe Klaudia Pepa: Monte Carlo

Fotoja e balerinës Klaudia Pepa publikuar pak ditë më parë na kujtoi të njëjtën pozë në të njëtin vend nga artistja Manjola Nallbani në verën e 2017-ës. Vendodhja e fotos është në Monte Carlo Pavilios, një ndër zonat më luksoze të kazinove dhe shoppingut, ku gjenden shumë marka të njohura ndërkombëtarisht.

Jonida Maliqi dhe Ersi Ngjela: Paris

Çdo vit “Dior” dekoron ambientin e jashtëm të dyqanit në Avenue Montaigne duke e bërë lokacionin tërheqës për blogere e foto. Festat që lamë pas, këndi i “Dior” ishte zbukuruar nga një pemë gjigande me drita të bardha para së cilës kanë realizuar foto edhe dy shqiptare të njohura: këngëtarja Jonida Maliqi në mes të muajit nëntor dhe blogerja e Instagramit Ersi Ngjela.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF