KreuStil Jetese

Një darkë romantike me Sarën, Ledion Liço shfaqet pas kaq shumë kohësh

Ledion Liço është tërhequr nga televizioni, daljet në ekran dhe ka ç’aktivizuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram. Që nga koha e ceremonisë së martesës me partneren e tij Sara Hoxha, prezantuesit të njohur ‘i kemi harruar’ fytyrën pasi asnjë foto e tij nuk gjendet e publikohet në rrjetet sociale.

E kureshtjen për të parë se ç’bëhet e si duket Ledioni tani na e ka shuar bashkëshortja e tij Sara. Çifti gjendet për pak ditë në Londër e mbrëmjen e së mërkurës kanë shijuar një darkë romantike së bashku në një restoranet britanike. Foto nga mbrëmja dhe ushqimet që i shijuan aq shumë trashëgimtares së Top Media, i publikoi vet ajo në Instagram duke na shfaqur pas kaq shumë kohësh edhe një imazh të Ledionit, bashkëshortit të saj.

Ndërkaq nuk dihet se çfarë po ndodh me karrierën televizive të një prej moderatorëve më të spikatur të ekranit shqiptar, duke qenë se Ledioni ka hequr dorë edhe nga prezantimi i “The Voice Kids”, pas 8 vitesh në skenën e talent show-t, format të cilin edhe vetë është shprehur se ka qenë një ndër emisionet e tij më të dashura.

Ndoshta kjo periudhë pushimi po i shërben Liços për t’u rikthyer në ekranin e madh me ndonjë program të ri ose më të rëndësishëm për karrierën e tij shumëvjeçare në televizion.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF