KreuStil Jetese

Një ditëlindje ndryshe (plus) 20 fotot më YLL të Elvana Gjatës për t’i uruar ditëlindjen

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen e saj të 32-të ndonëse ky 3 shkurt do të jetë një disi ndryshe nga ato të viteve më parë. Ylli i “Mike” pas disa muajve aspak të lehtë për të dhe karrierën është rikthyer dy ditë më parë me një shkrim në Instagram pas ngjarjes së bujshme të fillim tetorit të 2018-ës duke marrë mijëra pëlqime e komente që i jepnin kurajo e i kërkonin të kthehej.

 

 

Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi. Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale… Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj… ??????

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

E me siguri kjo ditëlindje nuk do të jetë dhe aq e zakonshme për Elvanën e cila vitin e shkuar u rikthye nga SHBA në Tiranë për të festuar ditëlindjen mes 100 miqve të përzgjedhur në një event privat me figurash të njohura në vend ku promovoi dhe albumin e saj “3”.

3 shkurti i 2017-ës që shënonte dhe 30 vjetorin e saj të lindjes, e gjeti artisten shqiptare në Paris ku qëndroi në të njëjtin hotel ku qëndorn edhe diva e muzikës Beyonce në “La Shangria Hotel”, ndërsa mediat shkruanin se ajo kishte rezervuar atje suitën luksoze në katin më të lartë që kap vlerën e 19 mijë dollarëve.

3 shkurti i 2016-ës Elvana ia dedikoi mikeshave të saj ëm të ngushta. Ajo së bashku me Besa Kokëdhima, Jonida Vokshin dhe të motrën Migenën udhëtuar drejt Parisit për një disa ditë arratisjeje mes mikeshave.

Për këtë vit nuk dihet se ku po e feston ajo ditëlindjen, dhe duke marr parasysh tërheqjen nga rrjetet sociale, vështirë se do mund të zbulojmë ndonjë detaj.

Megjithatë për 32 vjetorin e lindjes, Bordo ka përzgjedhur 10 fotot më të pëlqyera të Elvana Gjatës në llogarinë e saj në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF