KreuStil Jetese

Jo më vetëm prezantuese, Xhemi Shehu merr postin e rëndësishëm në Top Channel

Xhemi Shehu prej vitesh bashkëprezanton show-n e humorit “Portokalli”, një program të cilin ajo e ka të preferuarin ndër vite. Por prej disa ditësh, moderatores i ëhstë besuar një post i rëndëishëm në Top Channel, pasi siç shkruan “Prive” ajo është emëruar “Producente Ekzekutive” në programin më të ri, “E Diell”.

Në fakt prej disa ditësh, Xhemi kishte nisur të promovonte nisjen e emisionit të ri, por shumica mendoi se mos moderatorja do të ishte thjesht në rolin e të ftuarës, por në fakt ka qenë angazhimi që ka marrë Xhemi në program që u zbulua vetëm tani.

Xhemi e njeh mirë progrmain maratonë të së dielës në Top Channel, pasi më herët ka qenë pjesë e tij, ndonëse në rolin e prezantueses krahas emrave si Adi Krasta, Alban Dudushi, Arbana Osmani dhe Ledion Liço.

Hiqe figurën e zgjedhur

Ky, si producente ekzekutive, është një rol i ri për moderatoren, e cila krahas prezantimit në një prej programeve më të ndjekura në vend, ka eksperimentuar edhe në rolin e aktores duke i habitur të gjithë me aftësitë e saj aktoriale.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF