KreuStil Jetese

Horoskopi i ditës, datë 5 shkurt 2019

Horoskopi i ditës, datë 5 shkurt 2019

DASHI

Mërkuri do të favorizojë dialogun në çift gjatë gjithë kësaj dite. Për më tepër ai do të inkurajojë ata që kanë pasur debate të tregohen të sinqertë.

DEMI

Planetët do i bëjnë ata që janë në çift më romantikë dhe më besnike. Më shumë gjasa do kaloni një ditë mjaft të qetë dhe të bukur.

BINJAKET

Pas një kohë të gjatë të mbushur me çmenduri në dashuri, sot do fillojë periudha e ndërtimit të një lidhjeje të fortë dhe afatgjatë. Për një pjesë binjakësh çështjet e trashëgimisë do përbëjnë probleme.

GAFORRJA

Edhe pse nuk do ketë ndonjë surprizë të madhe sot në sektorin e ndjenjave, gjithçka do jetë në ekuilibër. Me financat do merreni pak më tepër dhe do i organizoni më mirë ato.

LUANI

Përfitoni sa më shumë gjatë kësaj dite sepse planetët do iu krijojnë atmosferën e duhur për të dashuruar ashtu si doni. Në planin financiar mos i ndalni për asnjë çast përpjekjet për të përmirësuar buxhetin.

VIRGJERESHA

Me mbështetjen e Marsit ju që jeni në çift do mund të përmirësoni marrëdhënien me partnerin tuaj. Nëse financat tuaja nuk janë në gjendjen më të mirë mos tentoni të bëni shpenzime pa fund.

PESHORJA

Gjithçka që prisnit në planin sentimental do iu realizohet gjatë kësaj dite. Falë ndihmës së planetëve dhe energjisë suaj do ketë një përmirësim edhe të financave.

AKREPI

Jeta në çift nuk do jetë shumë e qetë. Për gjërat më të vogla mund të lindin debate të cilat do jetë e vështirë të qetësohen menjëherë.

SHIGJETARI

Neptuni do jetë i pozicionuar mirë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do përjetoni momente të paharrueshme nën praninë e njëri-tjetrit.

BRICJAPI

Ju që jeni në çift duhet të përgatiteni për t’ia kaluar sa më mirë. Gjithçka do shkojë ashtu si e kishit menduar dhe nuk do keni asnjë konflikt me partnerin.

UJORI

Yjet do iu japin mundësinë çifteve të dalin nga rutina e zakonshme dhe të shtojnë dozat e imagjinatës. Me financat është mirë që të mos luani shumë sepse ka mundësi të “digjeni”.

PESHQIT

Ka mundësi që komunikimi me partnerin të mos jetë ashtu si pritej gjatë kësaj dite, por gjithsesi nuk do ketë probleme për të cilat të shqetësoheni. Me financat do tregoheni të matur dhe kompetente.

Panorama

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF